E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, 3.8 milionë të papunë

Në deklaratën e Agjensisë Federale të Punës që gjendet në Nurenberg, numri i të papunëve për muajin janar, në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2011, me një rritje në 302 mijë, u deklarua të jetë 3 milionë e 82 mijë.

Përqindja që në dhjetor të vitit të kaluar ishte 6.6 për qind në muajin e parë të këtij viti duke u rritur 0.7 për qind arriti në 7.3 për qind.

Papunësia në janar të vitit të kaluar në Gjermani ishte në nivelin 7.9 për qind.

Kryetari i Këshillit Administrativ të Agjencisë Federale të Punës, Frank-Jyrgen Weise duke vënë në dukje se zhvillimet pozitive në tregun e brendshëm vitin e kaluar kanë vazhduar edhe gjatë muajit janar të këtij viti, tha se rritja e papunësisë buron nga kushtet stinore dhe se kërkesa për fuqinë punëtore është ende e lartë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›