Arben Ristani: Të ndryshojë Kodi, jo KQZ
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, gjatë një prononcimi të dhënë për shtypin gjatë ditës së sotme, ka thënë se nuk ka aryse që KQZ të ndryshojë.
Sipas Ristanit, është e nevojshme që të rishikohet Kodi Zgjedhor për ndryshime. Por, sipas Ristanit, KQZ nuk ka pse të përfshihet në këto ndryshime, pasi ka funksionuar në mënyrën e duhur.
Aktorët politikë mund të gjejnë dhe forma të ndryshme të menaxhimit të zgjedhjeve. Nuk besoj se shtyllat kryesore të ndryshimit të Kodit Zgjedhor do të jenë ndryshimi i administrimit të zgjedhjeve, por pika të ndryshme të Kodit Zgjedhor. Nuk besoj se çështja kryuesore do të përmblidhet tek administrimi i zgjedhjeve, u shpreh Ristani.