Fullani: Rishikimi i buxhetit, të tregojë kujdes

Rishikimi i buxhetit duhet që të tregojë kujdes, në mënyrë që të mos ketë një rritje të borxhit publik. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, u shpreh se duhet treguar mjaft kujdes edhe për faktin e thelimit të deficitit buxhetor me rreth 1.7 herë më shumë se një vit më parë.Vëmendje ndaj nivelit të borxhit publik, kërkoi pak më parë edhe FMN.
Në muajt në vazhdim, sipas guvernatorit pritet që të kemi përsëri çmime të larta që do të ndikojnë edhe në nivelin e inflacionit. Sipas Fullanit, çmimet e larta do të jenë të ndikuara më tepër prej mallrave të importuara.
Në lidhje me sistemin banker, kreu i Bankës Qëndrore deklaroi se ka pasur një rritje të kredisë për bizneset, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe për individët.