Të bësh biznes, Shqipëria prapa në rajon

Raporti i publikuar një ditë më parë, përfshinë shtatë ekonomi në rajonin e Ballkanit, si Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Moldavi, Malin e Zi dhe Serbi.
Ekonomitë e Evropës Juglindore kanë vazhduar reformën rregullatore për bizneset pavarësisht krizës financiare globale. Rezultatet tregojnë se të gjitha 19 qytetet e vlerësuara në raportin e vitit 2008 janë përmirësuar në të paktën një prej katër fushave rregullatore të vlerësuara – hapja e biznesit, marrja e lejeve të ndërtimit, regjistrimi i pronës dhe zbatimi i kontratave. Në të gjithë rajonin kostoja mesatare për të nisur një biznes është ulur nga 22 në 13 për qind të të ardhurave mesatare për frymë.
Koha mesatare që nevojitet për të përpunuar lejet e ndërtimit dhe për të regjistruar pronën është reduktuar me më shumë se një muaj. Ndërsa asnjëri prej qyteteve nuk ka rezultate të mira në të katër indikatorët e matur, në rajon është më lehtë të marrësh lejet e ndërtimit në Niksic (Mali i Zi) dhe të transferosh pronën në Balti dhe Kishinau (Moldavi). Shkupi (Ish-Republika Jugoslave e Maqedonisë) dhe Banja Luka (Bosnje-Hercegovinë) kanë bërë progresin më të madh duke realizuar reforma në fushën e biznesit në të katër fushat e vlerësuara.
Nga ana tjetër është më e vështirë të nisësh një biznes në Prishtinë (Kosovë), të regjistrosh pronën në Mostar (Bosnje-Hercegovinë) dhe të zbatosh një kontratë në Prizren (Kosovë). Marrja e lejeve të ndërtimit është më e vështirë në Beograd (Serbi). Në disa kategori qytetet e rajonit mund të krahasohen me qytetet që kanë indikatorët më të mirë në botë. Duke aplikuar zgjidhjen “one stop shop” Shkupi (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë) ka thjeshtuar procesin e hapjes së një biznesi duke zënë kështu vendin e pestë në botë në këtë fushë.
Kompjuterizimi dhe ndërmjetësimi në mosmarrëveshjet tregtare kanë rritur efikasitetin e gjykatës në Zrenjanin (Serbi) ku zbatimi i kontratave tani është po aq i shpejtë sa në Shtetet e Bashkuara. “Ekonomitë konkurruese nuk mund të mbijetojnë si ishuj”- tha Augusto Lopez Claros, Drejtor për Indikatorët dhe Analizën Globale në Grupin e Bankës Botërore.
“Ndarja e përvojave për reformat është një mundësi për të përmirësuar konkurrencën në nivel kombëtar dhe rajonal”. Të bësh biznes në Evropën Juglindore 2011 shqyrton kuadrin rregullator të biznesit për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. /Start/
2011-06-29 11:20