Flamurtari e Vllaznia skuadrat e para ne kupat e Europes

Janë dy zogjtë e parë që nisin shtegtimin drejt Europës. Flamurtari i Vlorës dhe Vllaznia e Shkodrës nisin nesër ndeshjet e turit të parë eleminator të Ligës së Europës, kupa e dytë më e madhe në kontinent. Rivalët dihen, Buduçnosti malazez për vlonjatët dhe Birkirkaraja malteze për shkodranët.
Në letër, janë kuqeblutë që do ta kenë më të lehtë kalimin e turit, ndonëse edhe kuqezinjtë kanë shpresa. Buduçnost është një skuadër ndoshta në nivelin e Flamurtarit dhe këtë e tregon edhe fakti se malazezët kanë marrë së fundmi si përforcim brazilianin Zhunior, një lojtar që ishte në ekipin vlonjat deri dy vjet më parë bashkë me Alvizh e Gjukiç, por që pastaj u larguan. Gjithsesi, duket e vështirë që Zhunior të luajë ndaj Flamurtarit për shkak të vonesës së dokumentacionit nga Irani ku ka luajtur së fundmi.
Malazezët e vlerësojnë si të vështirë përballjen me shqiptarët, ndonëse kanë besim tek kualifikimi, ashtu siç kanë edhe vlonjatët. Trajneri Sasha Petroviç pëlqen vetëm afërsinë gjeografike dhe asgjë tjetër në këtë duel, ndërsa thekson se liga shqiptare ka bërë përpara dhe investimet janë rritur.
Shkodranët natyrshëm që kanë detyrë më të lehtë përballë Birkirkarasë malteze. Pavarësisht nga forcimi i futbollit në ishullin mesdhetar, sërish të gjitha përballjet e deritanishme kanë përfunduar në favor të shqiptarëve. Dinamo eleminoi Hamrun Spartans më 1985, Vllaznia kaloi Sliemën më 1987, pastaj Tirana u tregua më e fortë se Hamrun dhe Sliema në vitet 1988 e 1989, ndërsa më 2004, Partizani eleminoi pikërisht Birkirkaranë. Në 10 ndeshje, kemi 6 fitore shqiptare, 1 barazim dhe 3 fitore malteze.
Në një kohë që Flamurtari duhet të mendojë vetëm për Buduçnostin dhe jo për skuadrën çeke të turit të dytë, Jablonec, Vllaznia ia lejon vetes të shikojë më shumë nga kundërshtari i radhës, skuadra zvicerane Tun.