Fullani Kujdes me borxhin

Pak ditë pas këshillave që erdhën nga misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, është edhe guvernatori i bankës qëndrore që rekomandon kujdes me borxhin dhe treguesit e tjerë ekonomikë. Duke cituar raportin mujor të politikës monetare, Guvenatori Ardian Fullani thotë se duhet të punohet për të ngritur bazat që borxhi publik të vijë në rënie.
"Ritmet e rritjes së shpenzimeve kanë ardhur në rënie në 3-mujorin e dytë. Një sjellje e tillë pritet të ruhet edhe në pjesën e mbetur të vitit e kushtëzuar nga angazhimi për të respektuar objektivin e defiçitit dhe të borxhit publik për vitin 2011. Një përqasje e politikës fiskale pritet të formalizohet edhe me rishikimin e buxhetit në muajin korrik i cili duhet të tregohet i vëmendshëm ndaj qëndrueshmërisë afatgjatë të borxhit publik"-tha Fullani.
Guvernatori ka paralajmëruar kujdes për individët dhe subjektet të cilët kanë lidhje me euron.
"Zhvillimet në bilancin e pagesave janë reflektuar në një ecuri relativisht të qetë të kursit të këmbimit. Në kushtet e balancimit mes kërkesës dhe ofertë, monedha vendase ka shfaqur qëndrueshmëri duke e nënçmuar lehtë atë në terma nominalë, efektivë në muajin maj. Ecuria e kursit të këmbimit në të ardhmen do të kushtëzohet ndjeshëm nga balancat e ekonomisë së jashtme dhe nga preferancat e individëve për strukturën e portofolit të mjeteve financiare"-theksoi ai.
Këshilli Mbikqyrës ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 5.25 për qind.
Florian Papadhimitri