E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Ekonomia shqiptare me rritje graduale, deficiti buxhetor në parametra kontrollues

Banka e Shqipërisë vlerëson stabilitetin ekonomik të Shqipërisë, çka vihet re nga rritja e investimeve publike dhe rritja e të ardhurave buxhetore me 3.4%. Guvernatori Ardian Fullani deklaroi sot se ekonomia shqiptare ka patur rritje graduale. “është rikthyer rritja e investimeve publike, ka pasur edhe rritje të të ardhurave buxhetore, të cilat u rritën me 3.4%. Ekonomia shqiptare ka pasur rritje graduale. Po ashtu është shënuar rritje e importit të mallrave dhe bilance të shëndosha të familjeve shqiptare”- u shpreh guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ai theksoi se norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar, në nivelin 5%. Sipas tij, inflacioni ka ardhur në rënie gjatë 2010-ës. “Inflacioni në korrik ishte 3.4 %”- nënvizoi ai. Fullani pohoi se në mungesë së goditjeve nga ana e ofertës, norma e inflacionit është pranë objektivit 3% për periudhën afatmesme. Ai nënvizoi se konsumi privat ka dhënë kontribut pozitiv në 3 mujorin e dytë dhe këtë e tregon rritja e të ardhurave tatimore, rritja e importit të mallrave të konsumit dhe përmirësimi i treguesve të besimit të konsumatorit. Në këtë drejtim, respektimi i nivelit të borxhit publik do ndihmojë në ruajtjen e objektivave ekonomikë. Ai konsideroi marrjen e masave për të mos lejuar rritjen e deficitit buxhetor duke e vlerësuar si të një rëndësie të veçantë. “Duhet bërë kujdes nga ana e BSH në ndjekjen ditore të shpenzimeve në mënyrë që të sigurohet efektiviteti i masës së marrë për uljen e deficitit buxhetor. Kemi besim se me administrim të kujdesshëm, që është vërtetuar, janë mundësitë për të qenë brenda limiteve të përcaktuara të deficitit buxhetor. Duhet respektuar deficiti në mënyrë që mos lejohet rritja e tij”- nënvizoi guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›