QKR konfirmon qëndrimin e ministres Bregu: Kompania e Namik Ajazit është me status “pezull”

UPDATE- Qendra për Regjistrimin e Biznesit ka reaguar sot, duke mbështetur deklaratën e ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, lidhur me aktivitetin e kompanisë së bashkëshortit të saj, çka konfirmohet se është me status “pezull”, që nga tetori i vitit 2009-ë. Akuzat e Partisë Socialiste për përfshirje të kompanisë së z.Namik Ajazi, “MIA International”, në biznesin e prodhimit të energjisë elektrike. Në një konferencë me mediat kreu i QKR-së, Tomi Kola deklaroi se ky institucion vepron në mënyrë transparente gjë që po përdoret në mënyrë politike nga opozita dhe Partia Socialiste. Sipas tij, bashkëshorti i ministres së Integrimit Namik Ajazi ka kërkuar statusin pezull të kompanisë që në muajit tetor 2009. “Ne, nuk veprojmë me urdhra ministrash, por sipas ligjeve”- vuri në dukje ai.
...