E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Korrektimet e buxhetit, ne momentin e duhur

Qeveria duhet te parashohe qysh tani uljen e disa shpenzimeve qe nuk mund ti mbuloje me te ardhurave ne buxhetin e ketij viti, si nje nga menyrat me te mira per te frenuar rritjen e borxhit. Keshillen ne drejtim te qeverise e ka dhene, Guvernatori Bankes se Shqiperise Ardian Fullani cili tha se "korrektimet ne buxhet jane ne linje me kerkesat e BSH-se. Mendoj se levizja ne buxhet eshte ne kohen e duhur dhe shenje e forte ndergjegjesimi qe do ti vleje politikave te kujdesshme ne te ardhmen". Sipas Bankes se Shqiperise, politika fiskale ka pasur natyre ekspansioniste gjate pjeses me te madhe te vitit 2009, duke u materializuar ne nje deficit buxhetor rreth nivelit 6 per qind te PBB-se. Rritja e deficitit buxhetor pasqyron uljen e te ardhurave, ashtu edhe karakterin e synuar kunderciklik te politikes fiskale, nepermjet rritjes se pagave dhe te shpenzimeve kapitale, shpjegon Banka e Shqiperise ne analizen e saj. Banka e Shqiperise gjykon se orientimi i politikave te ardhshme buxhetore drejt konsolidimit fiskal, me qellim reduktimin e borxhit publik, perben tashme nje parakusht per stabilitetin makroekonomik ne vend. “Sic e kemi theksuar ne vazhdimesi, reduktimi i borxhit publik do te ule presionin e sektorit publik mbi tregjet financiare, duke krijuar me shume hapesire per sektorin privat. Konsolidimi i financave publike, do te ule gjithashtu primet e rrezikut ne ekonomi dhe do te rrise efektivitetin e politikes monetare”, citon banka ne qendrimin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›