Banka e Shqiperise: Nuk ndryshojme rregullat per kembimin e lekut
Banka e Shqiperise eshte e vendosur te mbaje regjimin aktual te kursit te kembimit, vlera e te cilit vendoset nga tregu. Ne nje qendrim te fundit te saj, autoriteti qendror bankar, ka mohuar edhe njehere mundesine per te ndryshuar regjimin e kursit te kembimit. Disa eksperte te pavarur te ekonomise kohet e fundit kishin hedhur tezat e ndryshimit te regjimit te kursit te kembimit nisur nga zhvleresimi monedhes vendase. “E kam perseritur edhe me pare qe zgjedhja jone ka qene e duhur ne drejtim te regjimit te kursit te kembimit. Regjimi fleksibel i kursit te kembimit ne Shqiperi, ka qene dhe mbetet nje nga garantoret e zhvillimeve te qendrueshme afatgjate te ekonomise shqiptare”, eshte shprehur guvernatori Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani lidhur me kete ceshtje. Ne agjencite e kembimit valutor ne Tirane, 1 euro blihej me 138.60 leke dhe shitej me 139.20 leke. Dollari qe eshte forcuar me shume edhe kundrejt valutave te gjithe tjera blihej me 99.60 leke dhe shitej me 100.50 leke. Zhbalancimi mes kerkeses dhe ofertes e stimuluar nga kriza nderkombetare dhe efektet e saj ne ekonomine e brendshme jane arsyeja qe leku ka pesuar zhvleresim, kane sqaruar ekspertet e ekonomise. Ne vendin tone monedha e perbashket perdoret per kryerjen e 30 per qind te transaksioneve. Tregu i pasurive te patundshme perdor euron per shitje-blerjet.
Kerkesa
Disa eksperte te pavarur te ekonomise kohet e fundit kishin hedhur tezat e ndryshimit te regjimit te kursit te kembimit nisur nga zhvleresimi monedhes vendase.