Buxheti 2010, rishikimi i shpenzimeve ne mars
Blerina Hoxha
Ministrite e linjes jane duke marre ne konsiderate eliminimin e disa shpenzimeve qe nuk cenojne prioritet zhvillimore te vendit, per t’iu pergjigjur nje kerkese te Ministrise se Financave, e cila ne mungese te te ardhurave te parashikuara parashikon te ule shpenzimet. Keshtu sipas burimeve ne Ministrine e Financave, ministrite dhe institucionet buxhetore pritet qe deri ne fillim te muajit te ardhshem, te kene vendosur se per cfare duhet te shpenzojne dhe per cfare nuk duhet te shpenzojne nga to qe kishin planifikuar per kete vit. Te njejtat burime pohojne se, shkurtimi shpenzimeve nuk do te cenoje prioritet e percaktuara ne Strategjine Kombetare te Zhvillimit Ekonomik dhe Social te vendit. Ministria e Financave e ka marre ne konsiderate rishikimin e buxhetit me shpejt se vitet e tjera per t’i paraprire keshtu frenimit te rritjes se deficitit buxhetor dhe per rrjedhoje edhe borxhit. Korrektimi shpenzimeve te buxhetit, lidhet edhe me faktin se kete pranvere Shqiperia do te vleresohet nga agjencia e normimit “Moody’s” dhe pas ketij vleresimi pritet emetimi te parit Eurobono ne tregun nderkombetar. Keshtu qe vendi te ruaje stadin aktual (stabel) ne treguesit e borxhit, duhet qe patjeter te ruaje deficitin buxhetor ne parametrat e parashikuara ne fillim te vitit. Dhe kjo do te arrihet sipas eksperteve te Ministrise se Financave, duke shkurtuar disa lloj shpenzimesh qe nuk mund te mbulohen me te ardhura. Metoda e shkurtimit te shpenzimeve ne mungese te ardhurave eshte keshilluar edhe me pare nga Fondi Monetar Nderkombetar dhe se fundi nga Banka e Boterore. Banka e Shqiperise nga ana tjeter pergjate gjithe vitit qe shkoi ka kerkuar qeverise qe te mos rrise deficitin buxhetore dhe te shmange rritjen e borxhit. Per shkak se kriza globale ka shtrenguar likuiditetet, te marresh borxh ne keto kohe te kushton. Te ardhurat e parashikuara ne buxhetin e vitit 2010 jane 361 miliarde leke, ndersa shpenzimet arrijne ne masen 416 miliarde leke, duke bere qe deficiti parashikohet te jete me i ulet rreth 3.8% nga ky vit. Qeveria ka parashikuar per vitin qe vjen 600 milione dollare me shume, krahasuar me buxhetin e vitit 2009.