E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, sulme qeverise per punet publike

Rreth 6500 metra katrore gjelberim do t’i shtohen lulishtes perballe Maternitetit te Ri ne Tirane. Kryetari i Bashkise se Tiranes, i cili ishte dje per te inspektuar punimet deklaroi se kjo eshte nje deshire e kahershme e komunitetit dhe si rrjedhoje nje premtim i mbajtur nga ana e bashkise. “Ne po rindertojme ne cdo bllok banimi dhe njekohesisht edhe nje shembull i nje angazhimi te panderprere per ta transformuar cilesisht jeten e komunitetit te kryeqytetit, pavaresisht pengesave te jashtezakonshme dhe te panevojshme ne rrugen tone, nga ana e nje qeverie qe nuk e ka haberin e puneve, e nevojave dhe mbi te gjitha e shpresave te qytetit tone”, tha Rama. Projekti i rehabilitimit konsiston ne rikualifikimin e hapesirave urbane ne zonen perballe Maternitetit te Ri, midis pallateve dhe bulevardit “Zhan d’Ark”. Gjithashtu ne projekt perfshihet edhe pajisja e sheshit me elemente te mobilimit urban, me karakter clodhes, pajisja me elemente te ndricimit si dhe elemente te gjelberimit. Ne kete konteskt pritet qe te mbillen peme te larta 3-4 metra, te shtohen siperfaqe me bar si dhe shkurre te disa llojeve dhe ngjyrave. Projekti financohet nga te ardhurat e bashkise se Tiranes, me vlere 44 milione leke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›