E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullorja, brenda muajit shkurt

Ne mesin e muajit shkurt ne te gjitha drejtorite arsimore do te shperndahet formulari A1, ne te cilin maturantet do te identifikojne dy lendet me zgjedhje qe do te japin per provimet e pranimit ne universitete gjate vitit akademik 2010-2011. Pavaresisht kerkesave te bera nga vete maturantet, ky formular nuk do te pesoje ndryshime nga ai i vitit te shkuar, cka do te thote se ata do te duhet te zgjedhin vetem dy lende me zgjedhje per proven e pranimit ne universitet. Plotesimi i formularit do te behet edhe nga maturantet e para 2009-es. Ne rregulloren e provimeve te 2010-es, marrja e notes kaluese ne dy provimet e detyruara do te jete kushti kryesor i pranimit ne provimet e pranimit per shkollat e larta. Nxenesi, i cili eshte mbetes qofte edhe ne nje nga provimet e detyruara te Matures Shteterore ne sezonin e pare, nuk ka te drejte te futet ne provimet me zgjedhje. Ky nxenes duhet te jape riprovim lendet e detyruara ne sezonin e vjeshtes, nderkohe qe humbet te drejten e konkurrimit per pranimet ne shkollat e larta per vitin e ardhshem akademik. Gjithashtu rregullorja percakton qe te gjithe nxenesit qe ne vitet shkollore 2005-2006; 2006-2007;2007-2008-2009, kane dhene provimet me zgjedhje, por nuk jane regjistruar ne asnje nga deget e universiteteve publike, mund te perdorin rezultatet e ketyre provimeve edhe ne konkursin e ketij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›