E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Ndërtimi e tregtia rritën ekonominë

Zhvillimi ekonomik i vendit tonë ka ardhur si rezultat i ndjekjes së një politike të duhur ekonomike. Ndërtimi dhe tregtia janë dy prej sektorëve që kanë ndikuar në rritjen ekonomike të vendit tone, u shpreh Ardian Fullani guvernator i Bankës së Shqipërisë në takimin e realizuar me bizneset kryesorë të vendit. Ndërkohë që i duhet kushtuar më tepër vëmendje dhe sektorëve të tjerë siç është ai bujqësor. Fullani kërkoi nga bizneset gjithashtu që t'i kushtohet vëmendje edhe infrastrukturës pasi këto shkaktojnë frenimin e investimeve të huaja.
"Biznesi", vazhdoi më tej Fullani "duhet të ndihmoj në sistemin arsimor pasi kjo do të ndikonte në mbarëvajtjen e mëtejshme të ekonomisë tone". Banka e Shqipërisë do të jetë gjithmonë vigjilente në ruajtjen e ekuilibrit ekonomik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›