E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galliani mbështet Tottin për rikthim në kombëtare

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka mbështetur një ftesë për kapitenin e Romës, Francesco Totti, për t'u rikthyer në kombëtaren italiane.
Totti u rikthye në fushë pas gati një muaj mungese për të shënuar në fitoren e djeshme prej 3-1 të Romës ndaj Barit, të zhvilluar në Olimpico.

"Ky është vendim i trajnerit. Megjithatë, Totti është një lojtar i shkëlqyer dhe pa dyshim se duhet të jetë në kombëtare", ka thënë Galliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›