Forbs & Reuters: Shqipëria e vetmja me rritje ekonomike
Këto media citojnë një studim të prezantuar nga Forumi rajonal ekonomik i Evropës Juglindore, sipas të cilit ekonomia Shqiptare është e vetmja që ka pësuar rritje në kohë krize dhe ka tërhequr një fluks të qëndrueshëm investimesh të huaja.
Studimi ka përmbledhur parashikimet ekonomike të agjencive ndërkombëtare financiare që thonë se GDP e Shqipërisë do të rritet me 0.7 përqind këtë vit dhe 2.2 përqind në vitin 2010.
Vendet e tjera ballkanike ndërkaq janë akoma të kapluara nga kriza dhe kapërcimin e parë nga zeroja do ta kenë në vitin 2010 tha profesori boshnjak Zlatko Lagumdzija. Studimi në fjalë përfshin edhe Kosovën, që pritet të ketë rritje ekonomike këtë vit. Sipas këtyre medieve, të cilat citojnë ekspertë çelësi i daljes nga kriza ekonomike për këto vende është bashkëpunimi rajonal.
Duket se vendi ynë e ka përmbushur këtë kriter pasi po bashkëpunon me Bullgarinë, Bosnjën dhe Malin e Zi në infrastrukturë dhe projekte të mëdha energjitike.