S`u privatizuan

Kur para një viti kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pati dhënë dritën jeshile për privatizimin e ndërmarrjeve publike, i tërë kabineti i tij qe mobilizuar që kjo punë të kryhej sa më shpejt. U formuan komitete, u hartuan plane dhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, si bartës i privatizimit të NP-ve, premtoi që deri në fund të vitit 2009 Aeroporti, KEK-u e PTK-ja do të shndërroheshin në entitete private.
Tash kur kanë mbetur edhe një muaj nga ndërrimi i motmoteve, asnjë nga këto ndërmarrje nuk ka finalizuar kontratat për shitje të aksioneve. Bile PTK-ja sapo ka përzgjedhur kompaninë që do të hartojë strategjinë e saj për privatizim, derisa në KEK janë ndërruar dy kompani konsulente dhe ende nuk është nxjerrë vlerësimi përfundimtar se si do të shitet ndërmarrja. Deri në fund të vitit të ardhshëm do të nënshkruajmë kontratën (për koncesion të aeroportit) si dhe për distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike, pati thënë ministri Shala në shtator të vitit të kaluar.
Përveç aeroportit që është gati të jepet me koncesion, modalitetet e privatizimit për ndërmarrjet tjera do të dihen vetëm pas vlerësimit që do të japin kompanitë konsulente në mot. Konsulentët ndërkombëtarë do të jenë ata që do të përcaktojnë se sa do të ketë hise qeveria në këto ndërmarrje pas privatizimit, si në rastin e Postë Telekomit të Kosovës. Javën e kaluar Qeveria e Kosovës nënshkroi kontratën me kompaninë fituese për këshillim për privatizimin e PTK-së me konsorciumin Telco AG Lihtenshtajn, Wolf Theiss - Austri, TPA Horwath - Kroaci dhe PRTM nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Thaçi, në takim me Komisionin Ndërministror dhe konsorciumin fitues për këshilltar të transaksionit në lidhje me projektin participimi i sektorit privat në Postën dhe Telekomin e Kosovës, tha se principi i politikave të qeverisë është për treg të hapur drejt një konkurrence të drejtë në treg. Vendimi për pjesëmarrjen e kapitalit privat në PTK do të merret nga Kuvendi i Kosovës, tha Thaçi.
Edhe Alban Hashani, nga institutit Riinvest, vlerëson se lejen për privatizim të NP-ve duhet ta japë Kuvendi i Kosovës. Në këtë mënyrë ai thotë se do të minimizohej ndikimi i politikës në këtë ndërmarrje, e cila do të zbehte vlerën e saj. Sipas tij, esenciale është pavarësia e bordit dhe menaxhmentit në mënyrë që të kenë synim maksimizimin e vlerës së PTK-së dhe jo punësimin e pa asnjë kriter që shkojnë në dëm të saj në prag të privatizimit.
Jemi dëshmitarë të ndërhyrjeve politike në Postën dhe Telekomin e Kosovës, thekson Hashani. Ai thotë se privatizimi i kësaj ndërmarrjeje është pak i vonuar, por qeveria nuk duhet të ngutet ta kompensojë atë pasi që rrezikon të bëjë gabime të mëdha. Një nga gabimet e mundshme ai thotë se mund të jetë paragjykimi i vlerës së kësaj ndërmarrjeje, e cila zvogëlon interesin e investitorëve. Gjithashtu thotë se qeveria duhet të ruajë një pjesë të aksioneve në mënyrë që ti shesë ato me çmime më të larta kur të rritet çmimi në treg dhe performanca e PTK-së.
Por, Hashani këshillon që pjesa e aksioneve që synon ti mbajë qeveria nuk duhet të jetë e madhe që ti dekurajojë investitorët. Ndërkaq, privatizimi i ndërmarrjes së vetme publike fitimprurëse është menduar që në kohën sa ka qenë nën menaxhim të Agjensionit Kosovar të Mirëbesimit. Megjithatë, privatizimi i NP-ve në përgjithësi nuk ka qenë i mundur për shkak të kompetencave të përziera ligjore mes Qeverisë së Kosovës dhe UNMIK-ut.
AKM-ja që nga themelimi ka bërë disa hapa në drejtim të përgatitjes së NP-ve për të funksionuar normalisht në treg dhe për ti liruar nga disa obligime të vjetra, duke i shndërruar në shoqëri aksionare. Fillimisht, duke marrë nën menaxhim të gjitha aksionet në këto ndërmarrje dhe duke u bërë AKM-ja aksionari i vetëm në to, me çrast është formuar një kompani në letra tek e cila janë bartur të gjitha obligimet operacionale, historike, bashkë me asetet e kompanisë.
Në këtë mënyrë kalimi në shoqëri aksionare u ka mundësuar kompanive të bëhen funksionale, duke ndërruar statutin e tyre si holding sh.a. Ndërkaq, AKM-ja ka nisur programin tjetër të korporatizimit për ti transferuar këto ndërmarrje në korporata moderne me subjekte të definuara qartë, qeverisje korporative dhe struktura të revizionimit. Në këtë rast te kompanitë e korporatizuara janë bartur vetëm obligimet operative dhe asetet, në të cilat përsëri si aksionare kryesore qëndron AKM-ja, duke lënë në kompaninë e mëhershme obligimet historike.
Të gjithë ata që pretendojnë për pjesë të aksioneve para viteve të 90-ta duhet të adresojnë kërkesat e tyre përmes gjykatës në subjektet që janë të regjistruara në letër, sikur PTK holding sh.a, apo ndërmarrje tjera publike në të njëjtën mënyrë. Me rastin e korporatizimit nuk është nxjerrë në treg asnjë nga aksionet e ndërmarrjeve, pasi që AKM-ja nuk ka qenë aksionar real, por mandati i saj ka qenë ti mbajë në mirëbesim këto aksione. Me shuarjen e AKM-së dhe shkuarjen e UNMIK-ut, qeveria është bërë pronar i vetëm i NP-ve, të cilat pret sa më shpejt ti heqë nga pronësia.