E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Një treg ndërbankar i zhvilluar, rol kyç vendimarrjen politike monetare

Autori i Lajmit: Red.Një treg ndërbankar i zhvilluar, shërben si pikënisje e mekanizmit të transmetimit të normave të interesit, dhe luan rol të rëndësishëm si një prej kanaleve të transmetimit të vendimeve të politikës monetare në ekonomi. Kështu u shpreh Guvernatori i Banksë së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Bankierëve, që u zhvillua dje dhe sot në Tiranë. Guvernatori Fullani, në fjalën e tij me këtë rast vlerësoi për riorganizimin dhe riaktivizimin e Shoqatës së Dealer-ve, si dhe për përpjekjet e bëra nga bordi i ri për anëtarësimin në Shoqatën Ndërkombëtare të Tregjeve Financiare, një organizatë kjo që do të promovojë mbi të gjitha, zhvillimin e tregut si dhe edukimin dhe trajnimin profesional. Duke u ndalur në domosdoshmërinë e nevojës së zhvillimit të tregjeve, Fullani tha se, Banka e Shqipërisë ka përgatitur dhe shumë shpejt do të zbatojë një paketë të plotë rregullimesh, synimi i së cilës është krijimi i stimujve dhe minimizimi i rreziqeve në tregun financar në Shqipëri. "Kjo paketë - tha Guvernatori Fullani, - "është ideuar për t ju stimuluar, në drejtim të gjetjes së mundësive të reja fitimprurëse dhe nga ana tjetër sigurimit të likuiditetit të nevojshëm me çmim të drejtë dhe të besueshëm në tregun sekondar të letrave me vlerë. Këto masa, janë të orientuara drejt nxitjes së aktivitetit, Tregu financiar me të gjithë segmentet e tij duhet t i paraprijë sinjaleve dhe risive që sjell dinamika e shpejtë e zhvillimit të sektorit privat dhe të ekonomisë në përgjithësi".
Ky lajm është publikuar: 27/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›