Kriteret për të përfituar dëmshpërblim, si e parashikon projektligji
Autori i Lajmit: S.B.Neni 4 i “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, parashikon kriteret për të përfituar dëmshpërblim. Kështu, i dënuari ose familjarët e vitkimave të dënuara, të ekzekutuara apo pushkatuara, për të përfituar dëmshpërblim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: a) Të jetë dënuar me dënim kapital, heqje lirie, internim apo të jetë izoluar në hetuesi a në një institucion mjekësor psikiatrik, për shkak të një vendimi gjykate, të formës së prerë, të një akti administrative apo të urdhrave të hetuesisë, të dhëna gjatë periudhës 30.11.1994 deri 1.10.1991. b) Heqja e lirisë, izolimi në hetuesi apo në një institucion mjekësor psikiatrik, me vendim gjyqësor, të formës së prerë, apo me urdhër të hetuesisë, të jetë shkak të një vepre penale politike, siç përcaktohet në nenin 5, të këtij ligji. c) të ketë kryer ose vuajtur dënimin penal të padrejtë plotësisht ose pjesërisht. D) të mos ketë patur asnjë funskion apo detyrë nga ato të përcaktuara në nenin 6, të këtij ligji, para, gjatë apo pas vuajtjes së dënimit politik, gjatë periudhës së regjimit komunist, 30.11.1994 deri 1.10.1991. Sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë, të mos ketë kryer veprime të dëmshme, me pasoja për jetën e shtetasve të tjerë.
Ky lajm është publikuar: 27/10/2007