E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektligji, 11 mijë të dënuar përjashtohen nga dëmshpërblimi

Autori i Lajmit: Silvana BalliuProjektligji aq shumë i përfolur kohët e fundit “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” përjashton pjesërisht kategorinë C, ku përfshihen të internuarit dhe të dëbuarit, rreth 11 mijë ish-të dënuar politikë, shifra të përllogaritura nga shoqatat, por pritet të verifikohen nga Ministria e Drejtësisë.
Për të internuarit është diskutuar që të përfshihen në një skemë pensioni, por të dënuarit janë përjashtuar si term, duke e cilësuar formë të lehtë persekutimi. Abdurrahman Çekiçi, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Dëbim-Internimeve Politike në Shqipëri sqaron se projektligji në fjalë është në kundërshtim me të gjitha ligjet e vendit “për të dënuarit politikë”, duke nisur nga viti 1944, kur kanë nisur dëbimet në masë dhe deri çfarë parashikon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Ligjet
Kreu i shoqatës, Abdurrahman Çekiçi thekson më poshtë, duke u bazuar në ligje se, dëbimi ka ekzistuar si formë persekucioni dhe nuk duhet të përjashtohet nga projektligji. Diktatura komuniste që në fillimet e veta të dhunës zbatoi ligjin famëkeq nr.649 datë 10.01.1949 të dënimit, dëbimit e konfiskimit të pasurisë si formë e egërsisë së diktatutës për këtë kategori njerëzish të pafajshëm. Me këtë ligj konfiskohej pasuria, i shkatërrohej prona dhe shtëpia, i merrte njerëzit forcërisht dhe i katandiste dhe i syrgjynonte për të shkatërruar jetët e tyre, në ato vende, që diktatura e sajonte për ato persona që ky ishte vendi i shkatërrimit të plotë të tyre. Diktatura e njihte mirë si formë dhune internimin, por nuk e zbatoi këtë formë deri në gusht të vitit 1954 derisa lau hesapet me ligjin e dëbim konfiskimit të përmendur më lart. Çdo formë dhune e përdorur në kohë më të vonshme dhe pikërisht për këtë përdori dëbimin për dhjetë vjet rresht. Për Abdurrahman Çekiçin, internimi dhe dëbimi janë sinonime të të njëjtës gjë dhe nuk ka sepse mes këtyre dy emërtimeve të ketë ndarje, kur edhe ligjet komuniste i kanë konsideruar si të njëjta, dhe janë trajtuar me të njëjtat dënime. Dihet se me ligjin nr.649 të dëbim konfiskimit janë bërë edhe internime deri në gusht të vitit 1954, pastaj doli dekreti nr.1906 datë 2.8.1954 aprovuar me ligjin nr.2025 datë 2.04.1955, ku vendoset internimi si parafjalë para dëbimit dhe dëbimi mbeti ashtu siç do të ishte në ligjin nr.649 dhe ligji nr.3027 datë 12.01.1960, ligji 4137 datë 9.5.1966, ligji nr.117 e në të tjera ligje tregojnë se si dëbimi dhe internimi kanë qenë e njëjta gjë, ku në çdo nen të këtyre ligjeve vendoset shprehja “internim-dëbim” pas vitit 1954. Pra, përjashtimi i dëbimit bie ndesh me këto ligje, që si dëbimi dhe internimi janë dënuar me të njëjtat ligje.
Pas rënies së sistemit komunist
Ligji nr.7515 datë 30.09.1991, amnistia dhe rehabilitimin e ish-ë dënuarve dhe të përndjekurve politikë nuk lejon përjashtim të ish-të përndjekurve. Çeliku shprehet se “Po të citojmë nenin nr.6 të këtij ligji ku thuhet: Të drejtat e njohura në nenin nr.5 të këtij ligji përfitojnë dhe personat ashtu siç ka qenë forma e parë për motive politike , pra vendoset dëbimi i pari ashtu siç ka qenë forma e parë e persekutimit në ligjet e diktaturës. Përjashtimi në mes grupimit nuk lejohet dhe ligji i statutit të të përndjekurve politikë nr.7748 datë 29.07.1993, ku në nenin nr.3 kategorizohen grupi A, të pushkatuarit, grupi B të burgosurit politik, grupi C internim dëbimet politike. Pra dhe këtu asnjë ndarje tjetër nuk bëhet. Ndërsa, duke iu referuar Kushtetutës së Shqipërisë në nenin nr.44 thotë: “Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet për shkak të një akti ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore”, pra është e qartë në këtë nen që kushdo që është dënuar pa të drejtë do të çdëmtohet dhe do të rehabilitohet për vuajtjen e padrejtë.
Propozimet
Çeliku shprehet se, shoqata jonë si grup interesi ka propozuar që për “internim-dëbimet” pas vitit 1955 të dëmshpërblehen me një vlerë për ditë vuajtje 400 deri 500 lekë. Në raport me dy grupet e para është, raporti është 5 me 1 dhe sikur 20 mijë të jenë “dënim-internime” pas kësaj periudhe i takon të dëmshpërblehen sa 4 mijë të burgosur politikë dhe kjo shifër nuk është shqetësuese sa të bëhet përjashtimi i tyre kur dihet se në projektligj shlyerja e tyre do të bëhet për tetë vite dhe po t i hiqet dhe pjesa e marrë, po duke iu referuar projektligjit, atëherë fatura bëhet krejtësisht modeste. Zgjidhja për uljen e faturës financiare që duhet të përballohet nga Buxhetit i Shtetit nuk është përjashtimi i kategorisë së të dëbuarve dhe skema e pensionit për të internuarit, por gjithëpërfshirja dhe dëmshpërblimi në një formë pa dallime.

Tre box
PROPOZIMI
“Internim-dëbimet” pas vitit 1955 të dëmshpërblehen me një vlerë për ditë vuajtje 400 deri 500 lekë

DËBIMI
Çekiçi: Duke u bazuar në ligje se, dëbimi ka ekzistuar si formë persekucioni dhe nuk duhet të përjashtohet nga projektligji

STATUTI
Përjashtimi në mes grupimit nuk lejohet dhe ligji i statutit të të përndjekurve politikë nr.7748 datë 29.07.1993

tabelë
Statistikat

Shifrat nga shoqatat
e ish-të përndjekurve

Të pushkatuar (A) 6 027 persona

Të sëmurë psikikë (A1) 286 persona

Të dënuar me burgim (B) 16 585 persona

Të vdekur në burgje (B1) 1 065 persona

Të internuar – Dëbuar (C) 11 350 persona

Gjithsej Grupi A 6 313 persona

Gjithsej Grupi B 17 650 persona

Vite burgu 91 400 vjet

Ky lajm është publikuar: 27/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›