Presidenti, PS nuk do të mbështesë Fatos Nanon
Partia Socialiste ka përcaktuar strategjinë qe do te ndjeke për zgjedhjen e presidentit te ri te republikës. Vizion Plus ka zbuluar nga burime konfidenciale vendimin e marre ne mbledhjen me dyer te mbyllura te grupit parlamentar te Partisë Socialiste, i cili saktëson qëndrimin e partisë me te madhe opozitare për kreun e ri te shtetit. Strategjia e PS mbështetet ne tre pika:
1-PS nuk do te ketë një emër zyrtar te sajin si kandidat për kreun e ri te shtetit.
2-Selia roze nuk do te japë firmat për ish-kryetarin e saj Fatos Nano.
3-Socialistet do te votojnë Fatos Nanon si dhe çdo emër tjetër, vetëm nëse ai do te jete si produkt kompromisi i konsultimeve qe pritet te zhvillohen mes PD dhe PS.
Kjo strategji e socialisteve vjen me kohen kur ish-kryeministri dhe ish-kryetari socialist Fatos Nano është vete ofruar si kandidat i vetëm deri me tani për te qene ne krye te presidencës. Ai ka nisur edhe konsultimet me krerët e partive politike, duke takuar se pari, kreun e LSI, Ilir Meta. Nano zhvilloi dje ne mbrëmje edhe një bisede me kryeministrin Berisha, por duket se mes tyre do te ketë edhe një tjetër bisede te fokusuar vetëm tek çështja e presidentit te ri. Ish-kryeministri ka paralajmëruar edhe një takim me kreun aktual te opozitës Edi Rama. Ne axhenden e takimeve te Nanos janë përfshire edhe ndërkombëtaret. Aktualisht Berisha ka beret e qarte se mazhoranca do ketë kandidatin e saj ne gare, ndërsa si Meta ashtu dhe Rama, kane nënvizuar se me i rëndësishëm se emri, është procesi.