E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: Presidenti, qendrim politik, jo çështje emrash. Koçi: Berisha po tallet me Nanon si në 2007

Share

Zgjedhja e presidentit të ri tashmë është tema kryesore e diskutimit politik. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, duke folur për Neës 24, ka thënë se ky process për opozitën është një qendrim politik dhe jo një çështje emrash.

Absolutisht dyert e PS janë të hapura për të ardhur dhe për të shpalosur të gjitha ambiciet që ka çdo qytetar i majtë dhe i djathtë, jo zoti Nano. Në momentin që do të kërkojë takim, dyert e PS dhe kryetari Rama janë në dispozicion të këtij takimi.

Nuk mendoj se zoti Nano do të kërkojë vota sepse ai e di që votat në PS nuk i ka që ta bëjnë president. Ai do të kërkojë më shumë se ajo që thatë juve çështje votash. Unë kur fola për zgjedhjen e një presidenti, fola që ky president do të dalë si rezultat i një procesi të matur të pjekur të përgjegjshëm, ka thënë Ruë, sipas të cilit, nëse Nano kërkon 20 firma nga PS, për tu shpallur kandidat, është shprehur se:.

Kjo është e fundit për të vajtur në një përplasje PD-PS.

Këtu nuk është puna për të siguruar disa firma. PS do të ketë një qëndrim politik, strategji dhe taktikë për çështjen e presidentit. Këto janë veprime personale të aktorëve dhe faktorëve individualë.

Ndërkohë, Ish-ministri i Rendit, njëherësh kreu i PSV, Petro Koçi, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” është shprehur se Fatos Nano nuk është një figurë konsensuale për President, madje as pas distancimit nga PS dhe qëndrimeve për 21 janarin.

Njëherësh, ai thotë se ish-kryeministri socialist nuk duhet t’i hyjë garës presidenciale me mendimin për të blerë votat.

Sipas Koçit Berisha u tall me pretendimin e Nanos për President në vitin 2007, por që as tani nuk e pranon Nanon për kryetar shteti. Duke u shtyrë në kohë, Koçi thotë se në vitin 1997 burgu që bëri në kohën e Berishës ishte një shkollë për të. Teksa analizon ecurinë e PS ku ishte dhe drejtues i lartë në këtë parti, ai pranon se Nano gjithnjë kishte arritur marrëveshje me kundërshtarët, madje dhe me Metën, duke bërë që vetë Koçi, iniciator i katarsisit më 2002 të ishte “viktimë” e paktit Nano-Meta.

Ndërkohë që Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh dhe deputet i LSI, Vangjel Tavo po në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” tha se Fatos Nano është një nga figurat që i plotëson të gjitha kriteret për të qënë kandidat konsensual për President, por që sipas tij LSI do vendosë kur të vijë koha kë do votojë. Ai tha se PS duhet ta mbështesë ish-kryetarin që të hyjë në garën presidenciale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›