Shërbimi diplomatik, Rama: Jo në nivelin e duhur

Nje nga tryezat e thirrura nga PS
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot se shërbimi diplomatik shqiptar po kalon një periudhë të vështirë, sipas tij, duke u bërë qesharak në sytë e të gjithë bashkatdhetarë, miqve, partnerëve ose thjeshtë të huajve që kanë nevojë për këtë shërbim.
Duke folur në tryezën e thirrur nga PS-ja, për diplomacinë, kryesocialisti u shpreh se jemi dakord me të gjithë listën e dëshirave të hartuar nga ministria e Jashtme, por këto dëshira legjitime, nuk shoqërohen me instrumentat efikas për realizimin e tyre, tha ai.
Sot Shqipëria zyrtarë nuk është në lartësinë e duhur as me shqiptarët që janë jashtë. Nuk është në lartësinë e duhur, as në bashkëpunimin shumë palësh. Nuk është në nivelin e dëshiruar as në raport me bashkëpunimin rajonal- tha Rama.
Ai shtoi se ka shumë për të bërë në funksion të dobishmërisë së këtij bashkëpunimi në interes reciprok, duke shtuar se, në shërbimin diplomatik kanë mbetur vetëm një grusht profesionistësh.
Të ndërtojmë përmes një vizioni shumë të qartë rrugën me të cilën do ta transformojmë diplomacinë, nga një zyrë punësimi e rradhës, në një trupë e cila i shërben interesave të atdheut, interesave kombëtare e publike, misionit për të cilin është ngritur.- theksoi kryetari i PS-së.