E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi, Bregu: Varet nga ne. Sekui: Të vazhdojë puna

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Etore Sekui vlerësoi sot se viti 2012 mund të jetë dhe duhet të jetë një vit i mundësive për Shqipërinë në lidhje me rrugën e saj në Bashkimin Evropian.

Minstrja e Integrimit, Majlinda Bregu tha se, ky është një proces më shumë se nga gjithë të tjerët që varet nga ne. Komentet u bënë në hapje të takimit konsultativ për ecurinë e 12 prioriteteve.

Në fjalën e tij, ambasadori Sekui u shpreh se raporti i cili diskutohet sot ka një serë arritjes, por ai theksoi se përpjekjet duhet të vazhdojnë.

Tani është koha, tha ai,  që të plotësohet zbatimi i marrëveshjes politike të nëntorit, duke shtuar se, arritjet në një afat të shkurtër duhet të përfshijnë reformën zgjedhore dhe parlamentare, reforma këto të cilat do ti hapin rrugën zhvillimeve në fusha të tjera.

Nevojitet akoma shumë për të bërë, derisa komisioni të paraqesë progres- raportin në vjeshtën e ketij viti.- tha Sekui. Ai vlerësoi këtë takim, pasi sipas tij vjen në kohën e duhur, para vizitës së komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, i cili vjen në Tiranë më 3 maj, dhe mbledhjes midis BE-së dhe Këshillit të Stabilizm- Asociimit, që do të mbahet datë 15 maj në Bruksel.

Ndërsa, ministrja e Integrimit tha se në takimin e sotëm konsultativ do të diskutohet kriteri politik, ndërsa shtoi se, plani është hartuar me një kontribut të të gjitha palëve, duke përfshirë të gjitha institucionet në vend.

Bregu tha se ka një pritshmëri të madhe nga ana e Bashkimit Evropian, nisur edhe nga zhvillimet, ne e kemi në dorë që ti kryejmë , pasi sa më mirë ti plotësojmë kushtet aq më të lehtë e kemi që ti kërkojmë KE-së, BE-së, Parlamentit Evropian që të vlerësojnë këtë vit, në shtator, hapin tjetër , marren e statusit të vendit kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›