E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nje miliard qe ngrihen”, ne Tirane per Shen Valentinin



Mijera vajza te reja, gra dhe nena iu pergjigjen fteses se bere nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, per t’iu bashkuar nismes globale “Nje miliard qe ngrihen”, e konceptuar si nje revolucion mbareboteror kunder dhunes ndaj grave. Dje ne diten e Shen Valentinit, diten e dashurise, nje energji e mahnitshme pershkoi Bulevardin Deshmoret e Kombit, ashtu si ne gjithe globin. Per here te pare te rejat dhe grate shqiptare, u bene pjese e aktivitetit me te madh ne historine e levizjes kunder dhunes ndaj gruas. Ato iu bashkuan zerit te fuqishem global qe ngrihet per t’i thene “JO” dhunes. Te rejat e grate shqiptare, kercyen e kenduan kengen himn “Break the chain” (Keputini zinxhiret), me pas kane kenduar e kercyer kenget me te bukura dedikuar dashurise per gruan, “Respect”, “Woman in Love”, etj. Artistet Ema Andrea, Juliana Pasha, Rosela Gjylbegu, Keisi Tola e deputete te Parlamentit, u bene pjese e kesaj nisme, duke u ngritur te gjitha se bashku kunder dhunes ndaj gruas. Kjo levizje eshte nje force qe po rritet e qe perfshin njerez te shquar, parlamentare te Parlamentit Evropian e nga e gjithe bota, vajza, nena e bija. Bota sheh fuqine e te qenurit se bashku ne mbrojtje te kesaj kauze. Kryetarja e Kuvendit, i uroi te gjitheve Diten e Dashurise, duke mos fshehur emocionet e saj qe kaq shume vajza, te reja e gra, iu bashkuan fteses “Nje miliard qe ngrihen”. “Te dashura te reja, gra, nena, bija. Gezuar Shen Valentinin! Gezuar Diten e dashurise! Faleminderit qe jeni ketu. Jam e emocionuar qe shoh kaq shume gra qe i jane bashkuar fteses “Nje miliard qe ngrihen”. Ju keni lene shtepine, keni lene rutinen e dites e keni ardhur ketu. Ju keni lene punen dhe i jeni bashkuar fteses per t’u ngritur...Ne emer te dashurise, Gruaja, e mrekullueshmja, e verteta, fenomenalja, e pazevendesueshmja Ngrihet! Ngrihet me pasionin e saj. Ngrihet me dashurine unike te saj. Dashuria fiton mbi cdo gje. Ajo do fitoje! Ne do fitojme!", ka perfunduar zonja Topalli urimin e saj. Sigurisht qe ne nje atmosfere te tille, Kryetarja e kuvendit, nuk mund te rrinte pa u bere pjese e performaces dhe per te qene sa me afer te rejave dhe grave, ajo ishte veshur shume sportive. Me nje pale xhinse dhe nje t-shert, ndryshe nga zonja e pare e Parlamentit qe jemi mesuar te shohim. Por duhet thene se edhe me kete veshje ajo dukej po aq e bukur dhe per hir te se vertetes, edhe disa vite me e re.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›