Fullani Parashikime pozitive per ekonomine

Mesazhe dhe parashikime pozitive për ekonominë shqiptare konfirmohen nga kreu i institucionit më të lartë monetar në vend, Ardian Fullani. Sipas Fullanit, ndikimet rajonale dhe globale nuk janë reflektuar në rënie të aktivitetit ekonomik, ashtu sikurse po ndodh në vendet e tjera. Gjithashtu, ai shfaqi garancinë e Bankës së Shqipërisë, për të mbajtur inflacionin nën kontroll.
Megjithatë, Fullani përsëriti se ekonomi shqiptare është duke u zhvilluar nën potencialin e saj, ndërsa i bëri thirrje qytetarët të shtojnë konsumin përballë një situatë të parrezikshme.
Ndër të tjera, Guvernatori i Bankës Qendrore vlerësoi rritjen e kreditimit për sektorin privat, duke nënvizuar faktin se sektori bankar ka orientuar kreditimin drejt monedhës vendase.