E Shtunë, 31 Tetor 2026

8-fishohet interneti Albtelekomi kabell optik Durres-Bari

Albtelecom dhe Telekom Italia kanë nënshkruar një marrëveshje biznesi me anë të së cilës do të mundësohet rritja e kapaciteteve të internetit. Krerët e dy kompanive thanë se me kabllin optik që do të lidhe Durrësin me Barin do të shumëfishohen kapacitetet transmetuese.

“Sot është një ditë e rëndësishme për Albtelecom dhe Eagle mobile. Kemi investuar rreth 150 milionë euro në infrastrukturë deri më tani. Kur e blemë kompaninë kishim kapacitete vetëm për 1500 klientë, ndërsa sot përballojmë pa vështirësi 150 mijë kliente me ADSL. Në 2007 kishim kapacitet prej vetëm 3 mega bite për sekondë, ndërsa sot arrijmë shumëfishin e këtij kapaciteti. Me Telekom Italia Sparkle do të mundësojmë kabllin optik Bari-Durrës me transmetime deri ne 20 Giga Bite për sekondë, 8 herë më i lartë se kapaciteti aktual. Ky rrjet lejon rritjen e kapaciteti deri në 80 Giga bite për sekondë”-tha Drejtori i Pergjithshëm i Albetelecom, Dr. Orhan Coskun.

Krerët e Telekom Italia Sparkle e kanë vlerësuar Albtelekom si një ndër partnerët më seriozë dhe të sukseshëm.

Kjo është një punë e rëndësishme, është infrastrukturë e nevojshme. Është e rëndësishme për zhvillimin e vendit. Ne besojmë që Albtelecom është partner i rëndësishëm dhe kemi plane për të ardhmen. Shqipëria është pikë strategjike. Për ne është e rëndësishme të konsolidojmë marrëveshjet e bashkëpunimit”-tha Paolo Ferrari, CEO, Telekom Italia Sparkle.

Në konferencën për shtyp ishin të pranishëm minsitri Genc Pollo dhe kreu i AKEP, Pirro Xhixho, të cilët vlerësuan shtimin e shërbimeve në telefoni.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›