Topi: Rama-Berisha më 2008 dhunuan të Kushtetutën, sot KQZ vetëm me një krah
TIRANE- Kreu i FRD-së Bamir Topi gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar u shpreh i bindur se FRD do të jetë forcë e rëndësishme në Parlament dhe ne qeverisje. Duke vlerësuar përhapjen e partisë në 1 vit, Topi kritikoi 'partitë e tranzicionit' që sipas tij i përdorën dhe i braktisën ish-të përndjekurit teksa shtoi se FRD do të jetë shtëpia e tyre e vërtetë.
Topi nuk ka kursyer ndaj mazhorancës në pushtet duke akuzuar ish-kolegët e tij se investuan shumë mbi ish-zyrtarët komunistë duke dëbuar ‘dhjetoristët’. Topi tha se e djathta sot nuk njeh nocionin bazë të demokracisë teksa e akuzoi se nuk mbështetet më tek partnerët ndërkombëtarë.
“FRD operon në një mjedis problematik për shoqërinë shqiptare, të gjithë e dinë që e djathta është në krizë pasi investoi shumë për ish-komunistët, zyrtarë që për hir të interesave të pushtetit kanë braktisur cdo nocion të së djathtës. Kjo e djathtë në pushtet zgjodhi aleancë me ish-komunistët dhe gjysmën e opozitës së majtë ndërkohë që dëboi ish-dhjetoristët dhe ish-të përndjekurit. Kjo e djathtë në pushtet nuk e njeh nocionin bazë të demokracisë votën dhe oponencën. Nuk nxit dhe as mbështet një partneritet aktiv dhe të sinqertë me SHBA dhe BE. Nuk ka identitet dhe e konsideron moralin mbetje arkaike” tha Topi.
Kreu i FRD-së sulmoi dhe opozitën duke e akuzuar si bashkëpunëtore të mazhorancës. Sipas kreut të FRD, Berisha dhe
Rama dhunuan Kushtetutën në 2008, ditë që shënon edhe rënien e institucioneve shqiptare, ndërkohë ‘kritikoi’ mosreagimin e opozitës në situata tragjedie si ajo e Gërdecit.
“Pak fjalë për të majtën, e cila gëzon spektrin e vet të natyrshëm të atyre qytetarëve shqiptarë që kanë bindje majtas. E majta shqiptare është në krizë morale dhe përfaqësimi. Premtimet për rilindje vijnë në kontrast të thellë me aleancat dhe korrupsionet e koalicioneve. Pasi sistemi korruptiv qeverisës tani është produkt konsensual mes lidershipit të së majtës dhe kryeministrit aktual. Pas shpërthimit të Gëdecit me 15 mars të vitit 2008 në momentin kur opozita shqiptare duhet të kishte qenë më shumë aktive se kurrë në pozicionin e saj për të nxjerrë të palarat e pushtetit, për atë që ndodhi në Gërdec, dhunimin dhe masakrimin e pushteteve, kjo e majte ne vend që të bënte opozitën u fut në proces duke i dhënë oksigjen pushtetit që vijoi dhe me 21 prill të vitit 2008 ku u u bënë bashkëautore të dhunimit të Kushtetutes dhe bashkëautor të rënies së institucioneve njëri pas tjetri. Tani i pari që u bë pishman është kreu i opozitës”, tha Topi.
Topi bëri si shkaktare të situatës së krijuar në KQZ modifikimet që PD dhe PS i bënë Kushtetutës. Sipas Topit KQZ operon vetëm me një krah, duke shprehur se në prag të zgjedhjeve të qershorit nuk ekziston asnjë garanci për zgjedhjet e 23 qershorit.
“KQZ ka qenë pjese e modifikime kushtetuese që prodhuan dhe vijojnë të prodhojnë pasiguri për zgjedhjet kjo është arsyeja që KQZ i ngjan një organizmi dhe skeleti që operon vetëm me njërin krah, nuk është aspak funksional dhe nuk ka asnjë lloj garancie. Në atë institucion vijon të operojë një frymë despotike” shtoi Topi teksa nuk kurseu kritikat ndaj Kuvendit te Shqipërisë që sipas tij është kthyer në institucionin më të diskretituar në vend në sajë të kryetares Jozefina Topalli”.
Kreu i FRD-së Bamir Topi theksoi se partia e tij kërkon institucione të forta, proces të rregullt zgjedhor ku të marrin pjesë gjithë shqiptarët dhe uljen e numrit të deputetëve. Baza e FRD-së sipas Topit do të jenë demokratizimi i institucioneve dhe reformimi i së djathtës.
Koalicionet, Topi: Partitë që u shanë u bënë bashkë
Topi ka sqaruar edhe një herë vendimin e FRD-së për të dalë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas Topit, FRD nuk u bë pjesë e koalicioneve pa moral.
Me vjen keq, por të futesh në koalicione pa asnjë moral dhe princip, pas asnjë kohezion programor dhe vetëdije që kanë bërë atë që nuk e pranojnë qytetarët, njerëz që lëvizin nga një ditë në tjetrën për tu bërë bashkë ata që janë sharë, dhe kanë përdorur institucionet më të rëndësishme të shtetit. Të fyen dhe të dalin të nesërmen sikur nuk ka ndodhur asgjë është moral që nuk na përket ne, por i përket politikes së vjetër që nuk ofron asgjë për shqiptarët” ritheksoi Topi
Topi ka sqaruar edhe një herë vendimin e FRD—së për të dalë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas Topit, FRD nuk u bë pjesë e koalicioneve pa moral.

Oketa: FRD forcë e 3-të dhe përcaktuese në zgjedhjet e qershorit
Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa gjatë fjalës së tij theksoi se Kuvendi i FRD-së dëshmon se është forcë e tretë dhe përcaktuese në zgjedhjet e 23 qershorit.
"Sot jemi jo vetëm për të dëshmuar se FRD është një parti që mbush vetëm 1 vit, por se ajo është forcë e tretë dhe me një projekt ambicioz. FRD ka njësinë e saj në çdo qark dhe organizim politik në emigracion. FRD ka degë dhe nëndegë në çdo bashki dhe komunë të vendit dhe do jetë forcë përcaktuese në zgjedhjet e 23 qershorit. Sot ndodhen 500 të deleguar me mandat përfaqësues nga të gjitha shtresat”, tha Oketa.
Oketa vlerësoi se vendit kërcënimi më i madh i vjen nga despotizmi politik dhe pafuqia e politikanëve për të mbajtur premtimet. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, Oketa shprehu keqardhje që Shqipëria është i vetmi vend në NATO ku shtrohet pyetja e mbrojtjes së votës së lirë.
“Jemi sëbashku me ju për ti dhënë fund tranzicionit të institucioneve. Kërcënimi më i madh na vjen nga despotizmi politik dhe nga pafuqia për të mbajtur premtimet. Mjafton të shohim Parlamentin, faktikisht jemi të detyruar të shohim akte të padenja politike, retorike personale dhe familje, mungesë të produkteve ligjore. Mjafton të shohim zgjedhjet. Ne jemi i vetmi vend anëtar në NATO që shtrohet pyetja si do mbrohet vota. Jemi vendi ku shpenzohen energjitë për luftën në KQZ. Jemi vendi ku politika flet më shumë për madhësinë e halës së ngjalës sesa ekonominë”, theksoi Oketa.
Sipas Oketës, pavarësisht se në “gjysmë KQZ-në siç e quajti ai janë regjistruar shumë parti, gara do të zhvillohet mes tre partive, PS-PD dhe FRD.
“Ne duam që çdo votë të numërohet dhe qytetarët të zgjedhin me vullnetin e lirë. Sot në gjysmë KQZ janë regjistruar shumë parti, por në 23 qershor shqiptarët do të zgjedhin mes tre alternativave. Atë që propozojnë dy partitë e vjetra, të njëjtin model, që vetëm emrat i kanë të ndryshëm, militant në çdo hallkë, imunitet ndaj korrupsionit dhe abuzim me të drejtat e qytetarëve, ose alternativën tonë, FRD që sjell moderacion, sjellje evropiane dhe të drejtë qytetare”,- shtoi Oketa, i cili nga foltorja e Kuvendit u bëri ftesë qytetarëve të votojnë alternativën e FRD-së, e cila do të vendosë një demokraci funksionale.
FRD mbledh sot Kuvendin, del lista me 212 kandidatë të propozuar për deputetë
Fryma e Re Demokratike mbledh sot Kuvendin e saj të parë kombëtar, në ditën e njëvjetorit të krijimit të kësaj partie. Mbledhja e këtij forumi të FRD-së vjen pas konstituimit të të gjitha degëve në vend dhe pas regjistrimit të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në procesin elektoral të 23 qershorit.
Pika më e rëndësishme e mbledhjes së sotme do të jetë ajo e miratimit të programit dhe statusit të FRD-së dhe menjëherë pas saj do të publikohet lista me 212 kandidatët e propozuar nga baza për deputetë. Gjatë ditëve të ardhshme kryesia e FRD-së do të përzgjedhë nga kjo listë 140 emrat që do të depozitohen në KQZ të hënën e ardhshme.
Pika e tretë e rendit të ditës së Kuvendit do të jetë mandatimi i strukturave aktuale për të përgatitur FRD-në për zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa pika e fundit, miratimi i një rezolute për situatën politike në vend.
(e.m/BalkanWeb)