E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Pritet rritje e lehtë ekonomike

Sipas Fullanit, BSH-ja do të marrë masa për mbajtjen e treguesve ekonomikë në ekuilibër gjatë vitit 2010. Guvernatori tha se objektivi i institucionit që ai drejton për vitin e ardshëm do të jetë mbajtja e çmimeve në nivel të qendrueshëm dhe eliminimi i luhatjeve të kursit.

Në lidhje me treguesit financiarë të gjashtëmujorit të parë të vitit 2009, Ardian Fullani u shpreh se "norma bazë e interesit ka mbetur dhe do të vazhdojë të mbetet e pandryshuar (5.75%). Inflacioni për muajin korrik ka pësuar një ulje të përgjithshme me rreth 1.5%, duke arritur në nivelin 2.2%". Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, kjo ka ardhur si rezultat i uljes së çmimit për lëndët e para.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›