INSTAT: Në rënie kostot e prodhimit në ndërtim
26/08/2009 Shtrenjtohen vetëm elektriket
Bien kostot e prodhimit në sektorin e ndërtimit. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë dallimin midis këtij tremujori dhe atij paraardhës, sa i përket Indeksit të Kushtimit në Ndërtim. Sipas këtyre të dhënave të publikuara së fundmi, është konstatuar se gjatë tremujorit të dytë të këtij viti një rënie prej 0.1 për qind të këtij treguesi, kundrejt tremujorit të mëparshëm. Ndërkaq, sipas të njëjtës analizë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008 Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar një rritje 0.04 për qind. “Indeksi i çmimeve të grupit shpenzime direkte është ulur 0.2 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Brenda këtij grupi ulja më të madhe prej 0.4 për qind vihet re në nëngrupin shpenzime makinerie. Indeksi i nëngrupit shpenzime materiale është ulur me 0.3 për qind, këtu mund të përmendim uljen e çmimeve të materialeve të ndërtimit me 0.3 për qind”, - theksohet në analizën e të dhënave. Rritje ka pasur në çmimet e materialeve elektrike me 2.9 për qind, sipas Institutit të Statistikave dhe sa i takon shpenzimeve të transportit që janë rritur me 0.2 për qind, ndërsa për shpenzime makinerie kompanitë e ndërtimit kanë shpenzuar më pak, pasi ky tregues rezulton me një ulje prej 0.4 për qind. Ndryshimet tremujore në grupet e tjera variojnë nga 0.3 për qind në 2.5 për qind. Edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti ka pasur rënie të Indeksit të Kushtimit në Ndërtim. Sipas INSTAT-it, indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime direkte” është ulur 0.5 për qind në tremujorin e parë kundrejt tremujorit të mëparshëm. Brenda këtij grupi uljen më të madhe e ka shënuar Indeksi i çmimeve të nëngrupit “Shpenzime materiale” me 1.1 për qind. Këtu mund të përmendet ulja e çmimeve të materialeve të ndërtimit me 1.3 për qind. Indekset e nëngrupeve “Shpenzime për paga” dhe “Shpenzime transporti” kanë shënuar rritje përkatësisht prej 1.7 për qind dhe 2.9 për qind. Në këtë tremujor, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ndryshimet në indekset e çmimeve të grupeve të tjera variojnë nga -0.2 për qind në 0.1 për qind. Sipas agjentëve imobiliarë, çmimet jo vetëm që nuk do të ulen, por kanë tendencë rritjeje. “Çmimi i banesave do të jetë në rritje që mesatarisht do të lëvizë nga 5-7 për qind në vit”, – pohojnë ata. Dhe kjo jo për faktin se Shqipëria nuk është përfshirë nga kriza.
Faktorët
Një prej faktorëve që do të ndikojë në rritjen e çmimit të banesave sipas ekspertëve të agjencive të pasurive të paluajtshme është se kërkesa e konsumatorit në Shqipëri është akoma e lartë. Sipas të dhënave zyrtare aktualisht, gjysma e popullsisë jeton në zonat rurale dhe ka kërkesa të vazhdueshme për t’u zhvendosur në drejtim të zonave urbane.
Kërkesa
Pjesa tjetër e kërkesës, sipas agjentëve të pasurive të paluajtshme vjen si rezultat i faktit mjaft domethënës se Shqipëria favorizohet nga pozicioni gjeografik dhe interesi gjithnjë në rritje i të huajve ndaj saj. Gjithashtu ndikojnë shumë edhe faktorët politikë, integrimi në NATO, apo planifikimi i territorit, si dhe organet qendrore dhe vendore me projektet e tyre.