E Shtunë, 31 Tetor 2026

Posta Shqiptare në ditën e kontaktit me klientin

26/08/2009  Iniciativa e dytë

Posta Shqiptare katër vitet e fundit është shndërruar në një kompani shërbimesh e orientuar drejt klientit si në gamën e shërbimeve që ofrohen në funksion të lehtësirave ndaj qytetarëve, ashtu edhe në përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë. Nën moton “Klienti është Mbret” dhe në funksion të zbatimit të strategjisë së Postës Shqiptare u zhvillua “Dita e kontaktit me klientin” e cila është një iniciativë që ndërmerret për herë të dytë brenda 3 vjetësh. Në këtë iniciativë, grupe të organizuara në nivel drejtorie të përgjithshme si dhe të pranishëm nga filialet e kompanisë, me anë të një pyetësori i cili do t’u shpërndahet qytetarëve do të arrijnë të identifikojnë mangësitë, vërejtjet e sugjerimet për përmirësimin e punës. “Duke dashur që të jemi mbështetës të plotësimit total të nevojave të klientëve tanë, gjatë ditës së klientit do të kërkohen vërejtje apo sugjerime që konsistojnë në atë se çfarë do të donin ata që ne të përmirësojmë në punën tonë në mënyrë që ata të ndihen sa më komod kur paraqiten në zyrat postare”, - theksojnë burimet zyrtare të Postës Shqiptare. Gjithashtu, duke qenë në procesin e rikonstruksionit të zyrës postare qendër Tiranë që përdoret nga një pjesë e mirë e klientëve, një pyetje e posaçme kërkon të njohë perceptimin e klientit rreth shërbimeve që kryejnë ose jo në këto zyra.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›