Kompania Hewlett Packard publikon raportin ekonomik për vitin në vazhdim

Palo Alto, Calif, NOA Kompania Hewlett Packard (HP), njoftoi sot, rezultatet financiare për tremujorin e tretë fiskal, që përfundoi në 31 korrik 2009, me të ardhura neto prej 27.5 miliardë USD, 2% më i ulët se viti i kaluar dhe deri 4% më i lartë pas efekteve të adoptimit të kursit të monedhës.
Në tremujorin e tretë, fitimi operues GAAP ishte 2.2 miliardë USD dhe ai i pa miratuar (jo GAAP), rezulton në 3 miliardë USD.
"Performanca e HP në këtë tremujorë është rezultat i portofolit të fuqishëm të biznesit tonë, me kosto dhe shkallëzim efiçent. Ne realizuam të ardhura pozitive, duke zgjeruar tregun tonë në segmente kyçe dhe duke forcuar pozicionin konkurrues në treg", - tha Mark Hurd, kryetar dhe shefi ekzekutiv i HP.
"Biznesi po stabilizohet dhe ne jemi të bindur se HP, do të jetë përfituesi fillestar i kthesës ekonomike dhe do të vazhdojë të rrisë performancën kur të jenë përmirësuar kushtet, - shtoi ai.
Rekordi i fitimit në shërbime, rritja e të ardhurave në Kinë dhe një financim solid tregojnë qartë aftësinë e HP për të ekzekutuar,- tha Cathie Lesjak, zëvendëspresidente ekzekutive dhe shefe finance e HP. Ne jemi duke investuar për të ardhmen dhe po realizojmë efiçensa operacionale me qellim realizimin e një rritjeje pozitive e afatgjatë.
Të ardhurat financiare u rritën me 8% në Amerikë, e barazvlefshme me $12.6 miliardë.
Të ardhurat pësuan rënie prej 12% në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe 4% në Azi dhe Paqësor, e barazvlefshme respektivisht me $9.9 miliardë dhe $ 5.0 miliardë.
Pas përshtatjes me shkëmbimin e monedhës, të ardhurat rezultojnë një rritje me 11% në Amerikë, ndërsa pësuan rënie me 2% në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë ndërkohë që të ardhurat për Azinë e Pacifikut rezultojnë të pandryshuara.
Të ardhurat jashtë Shteteve të Bashkuara në tremujorin e tretë, llogariten të mbulojnë 62% të të ardhurave totale, me të ardhura në vendet BRIC (Brazili, Rusia, India dhe Kina) 6% më pak krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa mbulojnë 10% të të ardhurave të përgjithshme të HP.
Të ardhurat nga shërbimet u rritën me 93% ose më saktë $ 8.5 miliardë, kryesisht për shkak të blerjes së EDS.
Të ardhurat e realizuara nga nënkontratat për teknologjitë e infrastrukturës rezultuan në $3.9 miliardë, ndërsa nga nënkontratat për shërbimet teknologjike, shërbimet e aplikimit dhe proceset e jashtme të biznesit, të ardhurat janë respektivisht $2.4, $ 1.4 miliardë dhe $711 milionë.
Magazinimi dhe serverat e sipërmarrjes (ESS) raportuan të ardhura totale prej $3.7 miliardë, një rënie respektive me 23%. Ndërkohë të ardhurat nga HP Softëare, pësuan rënie me 22% ose $847 milionë.
Kompjuterët personale njoftuan rritje në dërgesa me 2%, duke ruajtur pozitën e udhëheqësit në tregun botëror. Të ardhurat e grupit u zvogëluan me 18% ose $8.4 miliardë. Të ardhurat nga laptopet, pësuan rënie me 10% ndërsa të ardhurat nga kompjuterët personale me 26%.
Të ardhurat nga produktet e imazhit dhe printimi pësuan një rënie prej 20% përkatësisht me $5.7 miliardë. Shitjet e printerave u zvogëluan 23%.
Shërbimi financiar i HP, raportoi të ardhura prej $670 milionë, 1% më pak se një vit më parë. Volumi i financimit u rrit me 12%, dhe portofoli neto i aseteve pësoi një rritje prej 6%.
Menaxhim i burimeve
HP realizoi $3.9 miliardë likuiditete të rrjedhshme, nga aktivitetet në tremujorin e tretë. HP përdori $999 milionë në vlerë monetare në tremujorin e tretë për të riblerë afërsisht 28 milionë aksione në treg, duke e përfunduar tremujorin me $13.7 miliardë në kesh.
Parashikimi
HP parashikon që të ardhurat për tremujorin e katërt të kenë në vijim një rritje afërsisht prej 8%.
/r.l/e.n/NOA/
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")