Banka GLS - Banka e pare social-ekologjike universale ne bote

Kjo ishte pikenisja e bankes se sotme GLS e cila e sheh veten si banken e pare social-ekologjike universale te botes.
Ndertesa trekateshe ne Bochum ne veshtrim te pare nuk ka asgje te perbashket me nje banke tradicionale. Askund nuk te sheh syri as bankomat dhe as shpallje per investime fitimprures financiare. Ne vend te tyre ne fasaden e bankes Gemeinschaftsbank GLS sheh nje pllakate me madhe ne te cilen shkruhet
bdquoPo ta mbash parane si perendi ndash do te te mundoje si djalli.
Citat i shkrimtarit Henry Fielding. Apo nje tjeter nga Henry Ford.
bdquoNje biznes qe nuk nxjerr gje tjeter vecse para nuk eshte biznes i mire.
Filozofia e biznesit e institutit me te madh financiar etik-ekologjik te Gjermanise bazohet ne menaxhimin e parase me pergjegjesi sociale. Nje banke qe del jashte kornizes. Dhe kjo nuk ka nisur sot thote zedhenesi i kryesise Thomas Jorberg. bdquoTransaksione spekullative financiare qofshin derivate apo garanci per kredi apo cfaredo qofte ne nuk bejme.
Per shkak te kesaj politike financiare GLS nuk eshte prekur as nga kriza nderkombetare financiare. Thomas Jorberg bdquoProblemi lind atehere kur bankieret dhe personat aktive ne tregjet financiare nuk financojne me procese ekonomike reale por duan te fitojne para me spekullim parash. Dhe pikerisht kjo con ne krize qe tregon se kjo menyre per te fituar para me para nuk eshte e drejte nga ana sociale dhe ekologjike dhe nuk eshte me as ekonomike.
Rrenjet e kesaj banke jane hedhur 50 vjet me pare me nje agjensi mirebesimi joprofitabel qe u themelua ne qershor 1961. Qellimi i saj ishte qe me parate nga donacionet dhe fondacionet te ndihmonte institucionet me orientim ekologjik dhe social. Ketu nuk ka ndryshuar asgje as me nderrimin e emrit ne vitin 2005 ne GLS Agjenci Mirebesimi. Vetem vitin e kaluar fondi ka marre 55 milione euro donacione dhe 38 milione euro kontribute kapitali. Bilanci arrin tashme ne me shume se 73 milione euro.
Edhe pse Banka GLS dikur eshte perqeshur nga bankat e medha ajo ka kete vit nje volum rekord prej me shume se dy miliarde euro dhe mban dege ne Berlin Hamburg Frankfurt Freiburg Mynih dhe Stutgart me me shume se 100.000 kliente ne mbare Gjermanine. Kliente qe pikerisht pas krizes financiare kerkojne oferta speciale thote keshilltarja per investime Christine Bartsch. bdquoKjo do te thote ato nuk duan qe parate te shkojne per arme dhe as ne tekniken gjenetike per shembull. Kjo eshte gjithashtu nje teme shume e rendesishme. Pika tjeter eshte se njerezit kane pervoja te keqia me makuterine te themi. Dhe atehere thone preferoj me mire te marr nje interes me te vogel se sa premtime per fitime te larta qe nuk realizohen me vone dot.
GLS u ofron klienteve norma interesi te zakonshme ne kete sektor por edhe mundesine qe te heqin dore prej tyre. bdquoKjo do te thote se ne qofte se investitori heq dore nga interesi interesi nuk duhet te linde aspak. Dhe kjo eshte nje qasje interesante per ekonomine ne teresi dhe ky nuk eshte subvencion per ne si banke por ne e kalojme ate direkt ne objektet e sherbimeve publike bamirese.
Ne kuader te perdorimit te parase me pergjegjesi sociale kliente si Johanna Sandau ia besojne me qellim parate GLS. bdquoNuk duhet patjeter te bej me shume para me parate e mia. Ato qe kam mjaftojne dhe te shpenzohen ne menyre efektive.
Para te shpenzuara si duhet do te thote qe pergjegjesia per parane ne veprim te mos mbetet anonime.
Une mund te vendos vete me vetedije se per cfare perdoren parate e mia. Dhe kjo eshte shume e rendesishme per mua.
Sepse GLS nuk jep kredi te leverdisshme per blerjen e nje makine te shtrenjte. Zedhenesi i GLS Luumltzel thote bdquoProjekte tipike te bankes GLS jane shkollat. Ata mund te jene shkolla te lira shkolla Waldorf kopshte Montessori shkolla Montessori mund te jene institucione heilpaumldagogische ne te gjithe Gjermanine. Mund te jete bujqesia ekologjike. Ne jemi te forte ne fushen e energjive te rigjenerueshme. GLS ka krijuar fondet e para te energjise se eres ne fund te viteve 80-te. Ne jemi aktive ne fushen e banimit si ne projekte banimi ashtu edhe ne banesat e vjetra dhe ne jemi te forte ne financim. Ka vetem projekte efektive sociale dhe ekologjike.
Dhe jane projekte qe kane nje vlere reale dhe qe jane fitimprurese larg turbo-kapitalizmit spekulativ. Sepse as banka GLS nuk dhuron falas. Perndryshe nuk do te shpjegohej rritja vjetore prej me shume se 20 perqind.
Autor Klaus Deuse / Angjelina Verbica
Redaktoi Esat Ahmeti