E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: Të filloj shitja e kompanive shtetërore

Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka thënë sot se ai ka urdhëruar kabinetin e tij që të përgatis shitjen e disa aksioneve në kompanitë shtetërore. Medvedev ka bërë këtë njoftim gjatë një adresimi për çështje buxhetore, duke thënë se shitja e aseteve shtetëtore duhet të jetë një nga prioritetet e qeverisë gjatë viteve të ardhshme.

Medvedev ka thënë se privatizimi i aseteve të shtetit mund të tërheqë investitor të huaj dhe të inkurajoj garën. Më herët gjatë kësaj jave, Ministri i Financave, Aleksej Kudrin, ka thënë se qeveria planifikon që të shese aksionet e kompanisë së naftës, Rosneft dhe avio-kompaninë e shtetit, Aeroflot, si dhe disa kompani të tjera shtetërore, shitje këto që pritet të ndodhin gjatë tre deri në pesë vitet e ardhshme.

Ai ka thënë se shteti pret që shitjet të gjenerojnë rreth 30 miliard dollarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›