Grabitet familja nga Kosova në Kukës, arrestohet autori

Policia lokale bëri me dije se shtetasi me iniciale O.K., së bashku me dy djemtë e tij dhe një kushëririn e tyre, po udhëtonin me një automjet tip “TOYOTA”, teksa janë ndjekur nga një makinë tip Benz-Mercedez, gjoja për t’u sqaruar.
Në momentin që shtetasit kosovar kanë zbritur nga makina, ata janë sulmuar nga shtetasi Asllan Peca se bashku me tre shtetas të tjerë. Autorët e kësaj ngjarjeje, ju kanë marre nga makina një çantë dhe nje laptop.
Forcat e Drejtorisë së Policisë së Kukëst, bënë të mundur kapjen në vendngjarje të shtetasit Asllan Peca, si dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe çantën dhe laptopin e vjedhur, të cilat u gjendën në makinën e shtetasit Asllan Peca.
Tre shtetasit e tjerë, autorë të kësaj ngjarjeje, janë identifikuar nga ana e forcave të Policisë Kukës, dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Tashmë i ndaluri do të përballet me veprën penale të “vjedhjes me dhunë”. /Start/
2012-08-28 15:48