E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Rritja e eksporteve me 19.2%, ndikim në rritjen ekonomike

28-08-2012 / Gazeta 55

Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar në rritjen me 05/% të inflacionit për këtë muaj, ndërsa është vërejtur një rritje e eksporteve me 19.2 %, kurse importet e mallrave në vlerë janë ulur me 4. 4 % Kështu ka deklaruar Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në një konferencë për shtyp. Sipas tij rritja ekonomike do të jetë më e mirë se tremujorin e parë, duke marrë parasysh disa degë, që shfaqin disa rezerva të papërdorura.
Banka e Shqipërisë vendos të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, duke e lënë në 4%. Fullani vlerëson se kushtet monetare janë të përshtatshme për të përmbushur objektivin e inflacionit afatmesëm, ndërkohë që vërehet se ka pasur një rritje të ngadaltë të aktivitetit ekonomik.
“Konsumatori karakterizohet nga një sjellje e orientuar nga kursimi. Investimet vazhdojnë të mbeten të dobëta. BSH vëren se ruajtja e disiplinës fiskale i ka shërbyer shëndetit financiar të ekonomisë Shqiptare dhe vazhdimit të përpjekjeve për qëndrueshmërinë e borxhit”- deklaroi guvernatori Fullani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›