Fullani: Rritja ekonomike 3 për qind
Guvernatori i Bankës Ardian Fullani është shprehur me rezerva për arritjen e këtij synimi, ndërsa tha se ekonomia i ka mundësitë për tu rritur 3%, i njëjti nivel sa ai i viti 2010. Rritja ekonomike sipas Fullani do te kushtëzohet edhe nga niveli i ulet i konsumit. Sipas tij ne këtë 6 mujor është vërejtur një prirje e qytetareve për te kursyer dhe jo për te shpenzuar. Ndaj kreu i Bankës bën thirrje për konsum. Vendimi i qeverise për te shkurtuar shpenzimet me 18 miliard leke, sipas Fullanit është marre ne kohen e duhur, për te ruajtur parametrat e deficitit dhe borxhit publik. Megjithatë mesazhi i tij për qeverinë është: Shpenzo aq sa ke te ardhurat!