ACR: Gati te negociojmë me grevistet, por pa sindikatën
Administratori i kompanisë, George Bedineishvil, pranon se kushtet e punës ne miniere nuk janë ne nivelin e duhur, por sipas tij, plani i investimeve përfundon ne 2012. Ai thotë se greva e punëtoreve është e paqarte. “Ne ende nuk dimë kush janë kërkesat e tyre konkrete, pasi ato kane ndryshuar ne vazhdimësi. Ajo qe duam te themi është se jemi ta gatshëm te negociojmë me punëtorët tanë, por nuk mund te jene pjese e negociatave tone edhe njerëz jashtë kompanisë te cilët kane te tjera interesa. A janë kushtet ne miniere te mira? Jo nuk janë. Ka pjese te galerisë ku është investuar dhe ka pjese te tjera qe janë ne proces,” wshtw shprehur George Bedineishvil. Por përtej këtij pretendimi te kompanisë “Albania Crom”, punëtorët shkojnë dhe me tej kur thonë se firma koncensionare nuk ka respektuar kushtet e kontratës. Sipas tyre, edhe ne një prej tuneleve qe sipas kontratës duhet te përfundonte ne tetor 2010, punimet ende s’kanë filluar. Minatorët thonë se edhe blerjet e makinerive te kryera nga firma Albania Crom nuk janë futur asnjë dite ne pune ne miniere, pasi janë te pa përdorshme.
Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë ka gjobitur me 56 milionë leke kompaninë pasi nuk ka kryer investimet ne masën qe e detyronte kontrata koncensionare. Kjo gjobe, sipas Ministrisë duhet te shlyer brenda 20 ditëve nga kompania “ACR”. Ne njoftim sqarohet se për vitin 2009 nuk u krye asnjë investim, ndërsa investimet ne vitet e tjera ishin shume me pak nga detyrimi.