Qetësi ne dy kampet PS-PD
Gjate te mërkurës ne PS janë pare vetëm deputetet e Tiranes, Besnik Bare, Artan Gaxhi apo edhe Sajmir Tahiri, ky i fundit ka qëndruar përreth 2 ore ne kafen pranë PS me kryetarin Edi Rama dhe Elisa Spiropalin. Atmosfera e qete ne selinë e boshatisur parathotë se do te jete shtatori momenti kur PS do te aplikoje kursin e saj te ri dhe aksioni politik i opozitës do te marre forme te plote. Nuk ka asgjë te re ne selinë e PD veçanërisht tashme qe Bashkia e Tiranes u fitua nga Lulzim Basha. E gjithë vëmendja është përqendruar tek Bashkia ku nuk mungon edhe prania e mbështetësve te PD. Te vetmit qe vazhdojnë te vijnë çdo dite ne selinë blu janë nënkryetari i partisë Astrit Patozi dhe sekretari organizativ Flamur Noka, por qetësia e selisë blu duket normale për një parti ne pushtet, figurat qendrore te se cilës kane poste ne qeveri ose parlament.
Shiko kroniken video