E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Rritja ekonomike gjatë 2010-ës, e kënaqshme

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka pasur një rritje të kënaqshme gjatë vitit 2010.

Duke folur në takimin rajonal për bankat që po zhvillohet në qytetin e Shkodrës, Fullani theksoi se gjatë tre mujorit të fundit ka pasur një rritje prej 4.9 përqind.
 

Sipas Fullanit ekonomia shqiptare i ka rezistuar më së miri krizës financiare globale duke theksuar se gjatë dy viteve të fundit është siguruar stabiliteti makroekonomik.
 

Gjithashtu Fullani renditi edhe një sërë arritjesh të Bankës së Shqipërisë që sipas tij janë në sajë të një komunikimi mes të gjithë aktorëve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›