Akreditohet ALBCONSULT -2, laboratori i parë në vend

Akreditohet ALBCONSULT -2, laboratori i parë privat për analizimin e materialeve të ndërtimit. Siguria në ndërtimet e sotme është shumë e vogël dhe kjo për shkak të moszbatimit të standarteve në materialet e ndërtimit. Zv.ministri Ernest Noka gjatë akreditimit të laboratorit ALBCONSULT-2 deklaroi se tashmë të gjitha subjektet private apo shtetërore do të detyrohen që të analizojnë qëndrueshmërinë e materialeve të ndërtimit.
Forcim Softa, Kryetar i Shoqatës së Inxhinierve Projektues deklaroi se me anë të analizave në laboratorë të akredituar, qëndrueshmëria e ndërtimeve prej tërmeteve apo elementëve të tjerë do të jetë atmosferikë dhe do jetë më e madhe .
Detyrat e laboratorëve të akredituara është zbatimi i të gjitha standarteve Europiane, jo vetëm në testimin e vetive fiziko-mekanike të betonit ,hekurit dhe çimentos por edhe testimin kundrejt durueshmërisë së zjarrit nga agjentët atmosferikë etj.