Rriten pagesat e dëmeve për 3 mujorin e parë të këtij viti

Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 546 milionë lekë, apo 75.53% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Ndërkohë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pranon se raporti i dëmeve me primet në tregun e sigurimeve është shumë i ulët. Kompanitë vijojnë të paguajnë një shumë më të vogël për dëmet e makinave, ndërsa nga ana e këtij institucioni nuk mund të bëhet asgjë për t’i detyruar këto kompani të paguajnë më tepër për dëmet. Në shumicën e rasteve, këto mbeten çështje civile, që qytetarët duhet t’i zgjidhin në mënyrë gjyqësore.
Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi, në fillim të këtij muaji u kërkoi shoqërive të sigurimit plotësimin e detyrimeve ligjore, lidhur me financimin e fondit të kompensimit, si dhe kryerjen e gjithë pagesave të dëmeve që mbulohen nga ky fond, sipas parashikimit të dispozitave ligjore në fuqi.
Gjatë një takimi të zhvilluar me drejtuesit e këtyre kompanive, Shehi, duke paraqitur situatën e fondit të kompensimit në tre vitet e fundit dhe gjendjen e tij aktuale, kërkoi përmirësimin e situatës lidhur me problematikën e administrimit të fondit të kompensimit dhe kryerjen e pagesave të dëmeve që i përkasin këtij fondi. /Start/
2012-04-29 09:43