Ersekë, shpërthyen shtyllën, arrestohet 1 person, në kërkim një tjetër

Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Ersekës pasi akuzohen se kanë shkatërruar me lëndë eksplozive një antenë televizive për ta shitur atë më pas për skrap.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 28-vjeçari Edvin Beqo 28 vjec, banues ne fshatin Mbreshtan-Erseke si dhe u bë shpallja në kërkim të 22-vjeçarit me inicialet A.J, banues në fshatin Kodras-Ersekë.
Sipas policisë i arrestuari Edvin Beqo u kap në flagrance duke shkatërruar antenën të valëve televizive ndërsa në momentin e arrestimit atij iu gjet edhe një sasi prej 3.2 m fitil zjarrpërcjellës.
Ndërkohë materialet në ngarkim të dy personave i kanë kaluar prokurorisë për veprat penale "Shkatërrimi i pronës", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake" dhe "Vjedhje".