Fullani Shqiperia e perballoi krizen e borxheve Bode Sfide rritja ekonomike
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në konferencën për parakushtet e reformës ekonomike ka theksuar se Shyqipëria ka një sistem të konsoliduar fiskal dhe ia doli të përballojë krizën e borxheve në një kohë që kjo krizë në vendet e Eurozonës ka kaluar në nivele akute. Ai tha se financimi i borxhit publik në botë përbën një problem jo vetëm afatshkurtër, por edhe afatgjatë, ndërsa bëri apel për ruajtjen e sistemin makro ekonomik shqiptar.
“Kriza e euros ka kaluar në nivelet e saj akute, në botë janë shtuar shqetësimet në lidhje me financimin e borxhit publik dhe koston që ai ka. Ky fenomen përbën problem jo vetëm afatshurtër, por edhe afatgjatë.
Forma e reagimit ndaj krizës ndryshoi nga një vend në tjetrin, ekonomitë që ruanin të freskëta të dhënat financiare reaguan shpejt dhe patën efekte të menjëreshme”- u shpreh Fullani, i cili shtoi se rajoni reagoi mirë ndaj krizës për shkak të reformave strukturore, ku bën pjesë edhe Shqipëria , e cila e përballoi shumë mirë krizën globale, pasi ka një sistem të konsoliduar fiskal.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë theksoi se ruajtja e stabilitetit financiar ka rëndësi parësore për vendin, i cili kërkon masa balancuese. Duke theksuar se ekonomia shqipatre ëhstë nën presionin e jashtëm Fullani u shpreh se Bankia e Shqipërisë do të rrisë presionin mbi kreditë.
Bode: Duhen ndërmarrë një serë reformash strukturore
Ndërkaq ministri i Financave Ridvan Bode në fjalën e tij e vuri theksin tek rëndësia për të çuar përpara reformat strukturore, të cilat i shërbejnë progresit,. Ai tha se duhen ndërrmarrë një sërë reformash për përballimin e krizës, ndërsa ka shtuar se ndikimi i krizës globale në vendin tonë ishte në nivele të limituara. Sipas tij, sfidë për Shqipërinë është axhenda e rritjes sekonomike, e cila krijon kushtet për biznesin.
Në prezantimin e situatës ekonomike ministri Bode u shpreh se sfidat janë të shumta dhe konferenca është përpjekje për shkëmbimin e eksperiencave dhe një moment reflektimi nën një kohë kur kërkohet përshtatje strategji, ndërsa garantoi vendosmërinë për të çuar përpara reformat.
“Vendosmëri për të çuar deri në fund reformat e nevojshme dhe për të kapërcyer situatë, me guxim t’i çojmë deri në fund. Një bllok reformash strukturore duhen ndërmarrë”- theksoi minsitri Bode, ndërsa ka shtuar se shkalla e ndikimit të krizës globale në ekonominë tonë ka qenë e limituar, për shkak të reformave të ndërmarra para periudhës së krizës.
“Reformat e periudhës para krizës, kapaciteti për të përdorur stimuj fiskalë të brendshëm bënë që shkalla e krizës globale në vendin tonë të nivele të limituara”-u shpreh Bode.
Duke raportuar se borxhi i brendshëm publik ëhstë rritur 3.7%, ai tha se thellësia e reformave përbëjnë thelbin e progresit dhe nxisin biznesin. Në vitin 2008 pati bum ekonomik në vend, që shënoi edhe rritjen më të lartë 7.5% .
Ndërkaq ministri Bode theksoi edhe njëherë se sfidë mbetet axhenda e rritjes ekonomike për krijimin e kushteve dhe nxitjen ndaj biznesit.