E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja ne nivele kritike te borxhit

Interesi bonove qeveritare spanjoll me skadencë 10 vjecare ka arritur të enjten në kufirin kritik prej 7%, nivel ky që i ka detyruar vendet e tjera si Greqia, Irlanda dhe Portugalia të kërkojnë ndihmën e ndërkombëtarëve. Për këtë ministri i Financave spanjolle Luis de Guindos u ka bërë thirrje qytetarëve dhe tregjeve të ruajnë qetësinë pavarësisht rekordit historik të arritur në tregun e shkëmbimit të bonove qeveritare. 
“Jemi në një situatë tensionesh dhe lëkundjesh. Bëhet fjalë për një javë të komplikuar në prag të zgjedhjeve greke. Qeveria është e ndërgjegjshme për këtë situatë , por ndërkohë u dërgon një mesazh për qetësi në këto rrethana. Një mesazh në të cilin e dimë se kemi mbështetjen e të gjithë partnerëve tanë të bashkimit monetar. Ky është edhe mesazhi kryesor”, vlerësoi ai.
De Guindos ka dekalruar se Spanja do të marrë masa të mëtejshme jo vetëm për të kontribuar në një nivel me rrezik më të ulët të interesave të bonove, por edhe për të ndihmuar interesin e Spanjës dhe Eurozonës. 
 Ndërkohë ditën e enjte agjencia e vlerësimit të kreditit Moody’s ka ulur me tre nivele ekonominë spanjolle, për shkak të peshës së rëndë të borxhit publik, i cili rrezikon të rritet edhe më shumë pas dhënies së ndihmës nga Eurozona me 100 miliarde euro për shpëtimin e bankave. 
Lidhur me faktin nëse Spanja do të jetë vendi i radhës për të kërkuar një program ndihme nga trojka ndërkombëtare ka reaguar FMN. Përmes një komunikate FMN ka deklaruar se as Spanja  dhe as Qipro nuk kanë kërkuar asnjë llojë mbështetje financiare. Por institute i Uashingtonit ka bërë thirrje për një reagim urgjent  ndaj krizës së borxheve në Eurozonë. Është i nevojshëm një veprim me rreze të gjerë, thekson FMN.  
 
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›