Fullani: Shqipëria mund të ruajë rritjen ekonomike

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani në një konferencë për shtyp deklaroi se kriza botërore ka ndikuar në vendin tonë, në lëkundjen e faktorëve ekonomikë dhe uljen e shkëmbimeve tregtare. "Po ashtu ka rënie të eksporteve dhe importve dhe ngadalësim të aktivitetit ekonomik", shpjegoi ai. Sipas tij në vendin tonë ka norma të ulëta të kursimit publik e privat.
Megjithatë, sipas guverantorit të BSH-së ekonomia jonë ka ecuri pozitive dhe ka premisa për ruajten e rritjes ekonomike. Fullani theksoi se nuk do ndryshohet norma bazë e interesit prej 5.75%. Guvernatori bëri me dije se Banka e Shqipërisë ka nën kontroll nivelin e normave interesit. Sipas tij, inflacioni në 6 muaj ka qenë 2%, ndërsa në muajin qërshor 2.3%.