Cani:Rritja e çmimit ta naftës, ndikim në disa sektorë

Rritja e çmimit të naftës nuk ka ndikim vetëm tek drejtuesit e automjeteve por edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.
Sipas kryetarit të Shoqatës për mbrojtjen e konsumatorëve shqiptar Islam Cani rritja e çmimit të naftes pritet që të japë efekte edhe në rritjen e çmimit të produkteve të tjera. Sipas Canit rritja e çmimit të naftës në vendin tonë nuk është e justifikushme dhe për këtë duhet që organet përkatëse të marrin masa.
Çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë arritur vlerën më të lartë pas një periudhe në të cilën nuk kanë pasur ndryshime . Kështu një litër naftë në vendin tonë ka arritur që të shitet rreth 170 lekë kundrejt 140 lekëve që është shitur disa muaj më parë.