E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Boterore Keqardhjen per ngjarjet e fundit

Nga takimi i sotem

Tirane 27 Janar 2011 NOA 8211 Kryeministri Sali Berisha priti sot ne nje takim Delegacionin e Bankes Boterore te kryesuar nga Menaxheri per Shqiperine dhe Rajonin per sektorin e Energjise dhe shefja e zyres se Bankes Boterore ne Tirane.

Ne fillim perfaqesuesja e BB shprehu keqardhjen per ngjarjet e fundit ne Shqiperi dhe besimin per nje zgjidhje sa me te shpejte te situates.

Ne vijim ajo shprehu vleresimin per punen shume te mire te institucioneve shqiptare ne fushen e energjise dhe progresin e bere se fundmi ne sektorin e transmetimit te energjise dhe sigurine e digave.

Banka Boterore ka akorduar nje financim te rendesishem ne sektorin e Energjise prej 165 milione USD nderkohe qe pritet miratimi i financimeve shtese prej 22 milione USD.

Kryeministri shprehu mirenjohjen per ndihmesen e madhe te Bankes Boterore ne rritjen e kapacitetit te prodhimit te energjise ne hidrocentralet ekzistuese si edhe theksoi interesin e qeverise shqiptare per investime te metejshme ne projektin e sigurise se digave.
Gjithashtu ai vuri ne dukje nevojen per financimin e projekteve rajonale ne fushen e energjise duke permendur potencialet komplementare te Shqiperise me Kosoven si edhe me vendet e tjera te rajonit.

Po aq e rendesishme eshte edhe perfshirja e vendeve te Ballkanit Perendimor ne projekte te tjera per furnizim me energji te financuara nga Bashkimi Evropian.

e.r/NOA

TagsBanka Boterore Kryeministri sali berisha

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›