E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oficeri Oret e tmerrit nen bresherine e gureve

/ /

I ndodhur ne vijen e pare ai tregon oret e gjata mes gureve si dhe rezistencen e policise perballe dhunes. Gazeta po boton deshmine e tij duke i ruajtur anonimatin per arsye sigurie por redaksia disponon intervisten e tij ne audio. Ai shprehet se fillimisht u hodh nje bombe tymese nga protestuesit. Mes tyre kishte edhe ish- oficere te liruar nga detyra qe jepnin udhezime. Sipas tij disa deputete ndodheshin mes protestuesve dhe kane inkurajuar protestuesit te vijojne te gjuajne ndaj forcave te policise. Pas protestes Forcat e Nderhyjes se Shpejte kane bere nje patrullim ne rruget kryesore te Tiranes per te ndalur aktet vandale te mundshme.
Gjate demonstrates ju ku ndodheshit
Reparti yne u vendos ne vijen e pare pak minuta pas ores 2.00 pasi filluan shkopinjte dhe cadrat nga protestuesit. Me pas filluan guret menjehere.
Ju ishin ne vitin e pare
Po. Me mbrojteset perkatese. Kur nderhyme ne turma kishte nisur te godiste. Ishte nje bresheri e papare guresh. U terhoqen shume police sidomos ata me uniforma te thjeshte. Mes nesh filloi nje corientim pasi u hodh nje bombe tymese me ngjyre te kuqe e cila na krijoi probleme. Ai gazi na demtoi shume. Nuk kishim kohe te vishnim kundragazin sepse ishte nje bresheri guresh.
Bomben tymese e hodhen protestuesit
Po. Ishte me ngjyre te kuqe. Me pas u hodhen disa nga ne. Ne beme nje terheqje taktike ne kete moment sepse u mbytem fare. U detyruam te durojme tymin sepse kokoren nuk e hiqnim dot per te vendosur kundragazin nga frika e gureve. Turma nuk pushonte. Therrisnin Bjeruni qenve Perpara Vritini sharje nga me te ndryshmet. Reparti yne u tregua kompakt megjithese disa u terhoqen ne disa momente. Ne nuk hodhem me bomba tymuese. Kishim te tjera ne gjendje por na kerkuan te mos i perdornim ndoshta sepse bene dem te madh tek njerezit.
Po eproret tuaj cfare ju urdheruan Ju kerkonit te vepronit apo thjesht te rezistonit
Jo na kerkuan vetem te terhiqeshim te qendronim. Na kerkonin te rezistonim gjate gjithe kohes. Une isha perballe Kryeministrise ndersa grupet e Shkodres dhe Fierit u vendosen anash nga ana e Piramides. Ne qe ishim tek Kryeministria perpara beme vetem nje terheqje nga ana e Rogner-it per shkak te gazit lotsjelles. Pastaj zume pozicion para Kryeministrise dhe aty duruam bresherine me te madhe te gureve.
Pate shume police te plagosur
Po shume. Kryesisht u plagosen police te rinj dhe me me pak pervoje. Me syte e mi kam pare deri 7 te gjakosur mes tyre edhe nendrejtorin e policise se Tiranes. Nuk llogariten frakturat nga kembet dhe duart. Por pavaresisht kesaj ne u ndjeme kompakt me njeri-tjetrin dhe i jepnim forca vetes dhe shokeve te qendronim.
Po bombat molotov
Une numerova 6 shishe me benzine. I pritem me mbrojteset dhe fale Zotit nuk bene ndonje dem te madh. Atyre u trembeshim shume.
Pate te armatosur mes protestuesve
Jo une nuk pashe. Nuk e kishim mendjen aty por te guret.
Reparti juaj pati kontakt me forcat e Gardes
Jo aspak. Reparti yne ka qendruar jashte gjithnje.
Po kur u degjuan te shtenat
Ne ate moment ne ishim ne pozicionet tona. Nuk levizem fare.  Degjuam vetem te shtenat. Vetem kur pastruam mire zonen morem vesh qe kishte pasur viktima.
Po kur forcat tuaja mesyne drejt protestuesve u dha urdher per kete
Jo ne aty e pame veten shume ngushte beme nje mesymje para vetem 10 metra sa e larguam turmen. Por serish turma u organizua dhe u ne u terhoqem. Pastaj afer ores 18.00 kur mbeten rreth 200-300 vete ne shesh ata me agresivet. Atehere mesyme prape dhe i larguam nga sheshi. Reparti yne vetem spastroi zonen. Me arrestimet u moren te tjere. Pastaj menjehere beme nje organizim tjeter dhe u futem ne makina. Patrulluam ne te gjitha rruget kryesore te Tiranes nga frika se mund te kishte deme ndaj bizneseve e dyqaneve. Patrulluam deri vone por nuk pati probleme. Me pas shkuam tek shoket e plagosur ne spital dhe nga ora 23.00 beme nje takim me ministrin e Brendshem i cili na falenderoi dhe na mbeshteti.
Mes protestuesve pate deputete fare benin ata
Po pashe disa por nuk kuptohej cfare thoshin. Qe edhe nje moment i nje bresherie te forte guresh qe mezi rezistuam si repart. Pajisjet na u bene cope. Por edhe ne kete moment ata deputetet nuk reaguan.
Ke pate nga deputetet
Pashe Tomen Doshin. Ai qendroi vetem 10 minuta dhe e degjova te shante. Pashe edhe disa deputete te Tiranes qe nuk ua njoh emrat. Ishte edhe ish-komandanti i gardes Arben uko qe kaloi disa here por nuk degjova se cfare thoshte. Mes protestuesve ishin edhe disa ish-oficere policie qe nuk jane me pjese e policise por qe u jepnin urdhra protestuesve qe gjuanin me gure. Ata i inkurajonin dhe i drejtonin.

ERALD KAPRI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›