E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria e kaskadave, KESH mbledh donatorët

Për sigurimin e digave dhe krijimin e garancisë për të gjitha kaskadat e HEC-eve të mëdhenj, nevojitet një investim prej të paktën 250 milionë dollarësh.

(Gazeta Albania) – Tiranë, 27 janar - Rritja e financave të KESH-it në vitin 2010, performanca pozitive e krijuar falë eksporteve të larta, po krijon një tjetër mentalitet për donatorët.

Kreu i KESH-it, Engjëll Zeqo, priti disa donatorë të rëndësishëm, si Banka Botërore, që është dhe institucioni kryesor dhe mbështetës në projektet e KESH-it.

Referuar një studimi të SECO-s, për sigurimin e digave dhe krijimin e garancisë për të gjitha kaskadat e HEC-eve të mëdhenj, nevojitet një investim prej të paktën 250 milionë dollarësh.

27 Janar 2011

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›